Deputeti në Parlamentin e Bavarisë së Epërme reagon ndaj Stanos: Deklaratë kërcënuese, ai nuk është BE/ Ja si duhet të veprojë Kosova

4 weeks ago 9
Reklamë

Ura e Ibrit është duke ndarë në dysh jo vetëm qeverinë dhe opozitën në Kosovë, por edhe ndërkombëtarët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, javën e kaluar ka reaguar përsëri ndaj krerëve institucional të Kosovës që kërkojnë hapjen e urës dhe sipas tij, është në interes të Kosovës që të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe do të mbetet vetëm dhe të lihet pas.

“Ne vërtet nuk kemi asgjë të re për të thënë për temën e rihapjes së urës dhe as për të gjitha komentet e rastësishme që ju po iu referoheni. Mund të kujtoj vetëm për të gjithë ata që kanë problem të dëgjojnë dhe të kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, MB…) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë të dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe njeriu rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas”, ka deklaruar Stano.

Sipas Stanos, diskutimi i çështjes së urës në kuadër të dialogut, është diskutim rreth zbatimit të marrëveshjes së arritur, e jo marrëveshje e re. Ka rikujtuar se ky është qëndrim unanim i të gjithë miqve dhe aleatëve.

“Mund të përsëris edhe atë që e kemi këshilluar Prishtinën disa herë: Qeverisja e mirë do të thotë të kontaktosh dhe të angazhohesh me komunitetet, të cilat preken nga vendimet specifike. Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Njeriu me të vërtetë duhet të dëgjojë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Ndërsa, kërcënuese e konsideron deklaratën e Stanos, deputeti në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj.

Demaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se Stano nuk është BE-ja.

“Z. Stano nuk është BE-ja. Deklarata e tij është kërcënuese, por Stano nuk vendos se kush do të jenë aleatët e Kosovës. Jo rrallë në institucione të ndryshme ndërkombëtare kanë pozita, njerëz që ndjekin interesat e veta ose të mentorëve të tyre, e jo të atyre që i kanë zgjedhur. Pa marrë parasysh deklaratat e z Stano Kosova duhet ta ndërtojë të ardhmen e vet evropiane, të kujdeset për mirëqenien e të gjitha komuniteteve të vendit, me theks të veçantë për komunitetet pakica”, thotë Balidemaj.

Tutje, sipas Balidemajt, BE e ka dënuar Kosovën pa të drejtë dhe mund ta bëjë përsëri.

“Serbia çdoherë paralajmëron përshkallëzime - BE e ka dënuar Kosovën pa të drejt dhe mund ta bëjë përsëri. Në të gjitha këto deklarata ka edhe shantazh ndaj qeverisë ashtu që mos të veprojë. Por Qeveria duhet të sjellë vendime në të mirën e gjitha komuniteteve të Kosovës, e kjo është hapja e Urës sa më parë. Bota nuk është çdoherë e drejt dhe vendimet jo rrallë janë në dëm të të dobëtit -fatkeqësisht. Nga ana tjetër vendimet e BE-së bihen me konzensus ashtu që çdoherë del një Hungari ose një tjetër që mbron interesat e Serbisë. Së pari interesat, pastaj drejtësia dhe morali - nuk është e drejtë, por kjo është realiteti i hidhur”, shton deputeti.

comment

Read Entire Article