Deputeti Qefalia: Nuk jemi të lumtur që kemi një opozitë të përçarë

11 months ago 47
12:12 03/11/2023

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia thotë se mazhoranca nuk është e lumtur që ka përballë një opozitë të përçarë.

I ftuar në studion e televizionit Klan News, Qefalia u shpreh se ka zëra që thonë se mazhoranca është në kushte komode me një opozitë të përçarë, por sipas tij kjo nuk është pozitive.

Deputeti Qefalia theksoi se opozita do të duhet të bëjë oponencën e shumë projektligjeve dhe punës së qeverisë.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia: Roli dhe misioni i opozitës në secilin vend demokratik është rol primar, është rol që ndikon në demokratizimin e vendit dhe ne e kemi të domosdoshme si mazhorancë. Dikush e konsideron që ne ndoshta jemi në kushte luksoze që kemi një opozitë të përçarë. Në fakt është e kundërta.

Gazetari Besard Jacaj: Pse, nuk jeni z.Qefalia?

Deputeti i PS Xhemal Qefalia: Nuk jemi të lumtur që kemi një opozitë destruktive, një opozitë të përçarë, një opozitë e cila nuk bën oponencën e duhur për buxhetin i cili nuk bën oponencën e duhur për ligjet.

Gazetari Besard Jacaj: Edhe kur e ka bërë oponencën ju i keni patur votat dhe i keni miratuar gjërat.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia: Absolutisht, në fund fare vendosin qytetarët dhe qytetarët na ndëshkojnë ne si mazhorancë me votë. Por fakti që edhe në zgjedhjet e fundit nuk na ndëshkuan, ndëshkuan opozitën, tregon që roli dhe misioni i opozitës është ky që është dhe mua nuk më takon, as mazhorancës nuk i  takon që të merret me problemet e opozitës. Ata duhet t’i zgjidhin brenda tyre. /tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article