Deputetin Jyrgis Çyrbja e kap e qeshura në komision, nuk shpëtojnë as të tjerët. E fik fare kur… (Video)

10 months ago 23
20:48 11/12/2023

Supozohej të ishte një ditë normale pune, pa ndonjë të papritur, por surprizën sot nga Kuvendi na e solli deputeti Jurgis Çyrbja.

Teksa duhej të relatonte një projektligj për një marrëveshje mes Shqipërisë e Gjermanisë, socialistin Çyrbja e ka kapur e qeshura.

Ai ishte live me disa kolegë socialistë pasi takimi u zhvillua me Zoom pas protestave të opozitës. Por siç mund ta shihni edhe nga videoja, pak pasi fillon të flasë, deputeti socialist mezi mban të qeshurën.

Megjithëse përpiqet të vijojë, ai hedh një shikim nga deputetët që ka rrotull dhe fillon të qeshë, aq shumë saqë është e pamundur ta mbulojë me dorë.


Duket se nga kjo situatë nuk kanë shpëtuar as kolegët e tij që duket se kanë qenë në të njëjtën sallë, Arkend Balla dhe Eduard Ndreca. Ky i fundit shfaqet teksa mbulon gojën. Më pas kthen kokën.

Prapë se prapë, Çyrbja nuk dorëzohet. Nis sërish të flasë. Por tashmë nuk bënin më punë as fjalët serioze për marrëveshjen me Gjermaninë.

Teksa Ndreca fshin lotët nga e qeshura, Balla ul kokën për të mos u dalluar shumë, Çyrbja vendos të kthejë kameran që mos të duket. Në fund fare duke e parë të pamundur e fik fare.

Nga kjo situatë nuk ka shpëtuar as nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, pavarësisht se ndodhej në një zyrë tjetër. Megjithatë, ajo ishte më e moderuar dhe e ka kaluar me buzëqeshje situatën.

Më seriozja këtu, ishte kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila me mirësjellje i ka kërkuar deputetit Çyrbja të dalë e të rilidhet sërish.

Puna e komisionit vijoi, por kësaj here nuk ishte Çyrbja që relatoi projektligjin. Detyrën e tij e kreu Denis Deliu, si bashkërelator në këtë nismë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article