Deputetja britanike reagon sërish: Radoiçiç i lirë në Serbi, ende nuk ka masa për Beogradin

11 months ago 79
Reklamë

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar sërish për situatën në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kearns ka shprehur shqetësimin për mos vendosjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët.

“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Deputetja ka reaguar edhe më parë për rastin e 24 shtatorit, ndërsa ka kërkuar që të vendoset drejtësia për rastin e rëndë dhe jo t’u jepet të drejtë autoriteteve të Beogradit.

Në orët e para të 24 shtatorit 2023 një grup i armatosur serb sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ndërsa mbeti i vdekur polic Afrim Bunjaku.

Read Entire Article