Derbi i madh anglez sjell Liverpoolin dhe Man Utd me objektiva të ndryshëm

10 months ago 30

Live Derby Box: Liverpool - Man Utd

Derbi i madh anglez sjell Liverpoolin dhe Man Utd me objektiva të ndryshëm

Të dielën luhet derbi anglez mes Liverpool dhe Manchester United me fillim nga ora 17:30, në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Në pesë ndeshjet e fundit, Liverpooli ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa Manchester United ka tri fitore dhe dy humbje.

Liverpooli është në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, ndërkaq Manchester United ka dhjetë më pak dhe mban pozitën e shtatë.

Ndarja e drejtësisë për këtë sfidë i është besuar gjyqtarit të njohur anglez, Michael Oliver. Ky do të jetë takimi numër 212 mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat.

Para 2 min

Këto janë 12 statistikat që duhet të dini para sfidës mes Liverpoolit dhe Man United

Dy rivalët e vjetër anglez, Liverpool dhe Manchester United do të takohen në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit anglez.

Në pesë ndeshjet e fundit, Liverpooli ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa Manchester United ka tri fitore dhe dy humbje.

Liverpooli është në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, ndërkaq Manchester United ka dhjetë më pak dhe mban pozitën e shtatë.

Lexo lajmin e plotë…

Para 33 min

Klopp paralajmëron Liverpoolin para sfidës me Man United: 7-0 ishte një rezultat i çuditshëm

Jurgen Klopp ka insistuar se kritikët e Manchester United janë gabim kur mendojnë se ata nuk kanë ndonjë shans ndaj Liverpoolit nesër (e diel) në “Anfield.

Ekipi i Ten Hag është duke kaluar në një periudhë të vështirë, pasi u mposhtën në shtëpi me rezultat 3-0 nga Bournemouth dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes ndaj Bayernit.

Lideri i Ligës Premier, Liverpooli, që kanë dhjetë pikë më shumë se United, kishin fituar me rezultat të thellë 7-0 kur u takuan herën e fundit në muajin mars, por Klopp beson se ai rezultat i “çuditshëm” nuk do t’i ndihmojë ata këtë vikend.

Lexo lajmin e plotë…

Para 34 min

Ten Hag: Kam mbështetjen e klubit, nuk i frikësohemi Liverpoolit edhe pse na mposhtën 7-0

Erik ten Hag insistoi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin se nuk i druhet shkarkimit, pasi sipas tij gëzon mbështetjen e plotë te Mancester United.

E ardhmja e holandezit është vënë shpesh në diskutim në këtë sezon, pasi Djajtë e Kuq kanë humbur 12 nga 24 ndeshjet që kanë zhvilluar në të gjitha garat.

Lexo lajmin e plotë… 

Read Entire Article