Derbi për titull kampioni, Liverpooli pret Man Cityn në ‘Anfield’

7 months ago 6

Live Derby box: Liverpool - Man City

Derbi për titull kampioni, Liverpooli pret Man Cityn në ‘Anfield’

Liverpooli do ta pres Manchester City në Anfield në kuadër të javës së 28-të të Ligës Premier.

Dy skuadrat vijnë në këtë takim në dy pozitat e para, ku Liverpool mban vendin e parë me 63 pikë, ndërsa Man City është i dyti me 62 pikë.

Pas tyre pret Arsenali që luan ndaj Brentford dhe ka 61 pikë.

Një fitore në këtë derbi do të thoshte shumë për secilën skuadër që kanë për synim titullin e kampionit.

Ndeshja zhvillohet të dielën dhe fillon në ora 16:45 dhe Telegrafi do t’iu mbajë të informuar për gjithçka rreth këtij takimi.

Para 5 min

Dy lojtarët më të vlerësuar deri më tani te Liverpool dhe Man City

Mohamed Salah është lojtari më i vlerësuar nga SofaScore te Liverpooli me notën 7.7, ndërsa te Man City këtë vend e mban Rodri me notën 8/02.

Salah ka 15 gola dhe 6 asistime këtë sezon, ndërsa Rodri ka 6 gola dhe 5 asistime, jo keq për një mesfushor fundor.

Para 12 min

Formacionet e mundshme, Liverpool – Man City

Liverpooli pritet të luajë me treshen, Mohamed Salah, Luis Diaz dhe Darwin Nunez në sulm, ndërsa Man City do t’i besojë Erling Haalandit, i cili do të mbështet nga Kevin de Bruyne, Bernardo Silva dhe Phil Foden.

Para 21 min

Jurgen Klopp vs Pep Guardiola, gjermani më shumë fitore

Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola janë takuar plotë 29 herë mes vete, ku gjermani ka 12 fitore, spanjolli ka 11 fitore, ndërsa gjashtë ndeshje janë mbyllur baras.

Para 43 min

Statistikat e Liverpoolit dhe Man Cityt deri më tani këtë sezon

Liverpooli dhe Man City deri më tani kanë zhvilluar nga 27 ndeshje, ku secila skuadër ka nga 19 fitore.

Reds kanë gjashtë barazime dhe dy humbje, ndërsa qytetarët kanë pesë barazime dhe tri humbje. Kjo e bën diferencën e pikëve pasi që Liverpooli ka 63, ndërsa Man City ka 62 pikë.

Liverpooli ka nëntë ndeshje pa pësuar gola, ndërsa Man City ka tetë ndeshje pa pësuar gol.

Read Entire Article