Derbi për vendin e parë, Liverpooli pret Arsenalin – gjithçka që duhet të dini për këtë përballje

10 months ago 24

Live Derby Box: Liverpool - Arsenal

Derbi për vendin e parë, Liverpooli pret Arsenalin – gjithçka që duhet të dini për këtë përballje

Liverpooli pret Arsenalin në ‘Anfield’ në kuadër të xhiros së 18 të Ligës Premier, një përballja që luhet për vendin e parë.

Reds kanë 38 pikë dhe mbajnë vendin e dytë, ndërsa Topçinjtë janë lider në vendin e parë me një pikë më shumë.

Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta do të tentojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje që zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.

Para 18 min

“Ai mund t’i shkaktojë shumë probleme Liverpoolit” – ish-lojtari i Arsenalit tregon rrezikun më të madh për Jurgen Klopp

Ish futbollisti i Arsenalit, Mikael Silvestre beson se Kai Havertz do të jetë kërcënimi kryesor i Topçinjve kundër Liverpool të shtunën.

Gjermani është në një formë të lartë në ndeshjet e fundit dhe duket se e ka gjetur vetën shumë mirë.

Para 1 ore e 1 min

Van Dijk flet për përballjen me Arsenalin

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka treguar se mezi pret përballjen me Arsenalin në Ligën Premier këtë fundjavë.

Të dy skuadrat po luftojnë për titullin e Ligës Premier kundër kampionit në fuqir, Manchester Cityt dhe befasisë së sezonit, Aston Villas.

Van Dijk e di se boshllëqet janë shumë të vogla që ndeshja e së shtunës në mbrëmje të jetë vendimtare, por beson se një rezultat pozitiv do të rritte motivin te ekipi i tij.

Lexo lajmin e plotë…

Para 1 ore e 2 min

Formacionet e mundshme, Liverpool – Arsenal

Kështu mund të rreshtohen Liverpooli dhe Arsenali në ndeshjen e së shtunës.

Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta kanë mungesa, por do të tentojnë të marrin maksimumin.

Para 1 ore e 6 min

Parashikim i ndeshjes dhe rezultatit

Fillimi i përsosur i sezonit të Liverpoolit në shtëpi u ndërpre nga Manchester United fundjavën e kaluar, pasi Djajtë e Kuq mbajtën nikoqirët në një barazim pa gola.

Skuadra e Jurgen Klopp u përgjigj me një fitore 5-1 ndaj West Ham në Carabao Cup të mërkurën, megjithatë.

Arsenali u rikthye në rrugën e duhur në Ligën Premier me fitoren 2-0 në shtëpi ndaj Brighton herën e fundit, për të rimarrë vendin e parë. Topçinjtë, megjithatë, janë vetëm një pikë përpara Liverpoolit dhe shkojnë në Anfield.

Skuadra e Mikel Artetas kaloi në epërsi 2-0 pas 28 minutash kur ata vizituan Anfield sezonin e kaluar, por në fund lanë tre pikët, pasi Liverpool luftoi për të marr një barazim 2-2.

Një rezultat i ngjashëm mund të jetë edhe këtë herë.

Parashikimi: Liverpool 2-2 Arsenal

Para 1 ore e 9 min

Lajme rreth ekipeve, kush mungon dhe kush është gati?

Nuk është se të dy ekipet nuk kanë probleme të mëdha me dëmtimet, sidomos të disa nga lojtarët kyç.


Liverpool mbetet pa lojtarë si Thiago Alcantara, Andy Robertson dhe Diogo Jota, ndërsa mbrojtësi Joel Matip është përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit.

Alexis Mac Allister mbetet jashtë fushës pas një problemi në gju.

Curtis Jones mund të startojë, pas paraqitjes së tij të spikatur kundër Ëest Ham në Carabao Cup.


Mikel Arteta mbetet pa Jurrien Timber dhe Thomas Partey, ndërsa Takehiro Tomiyasu tani duket i gatshëm.

Jorginho është në dyshim, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.

Mikel Arteta mund të luajë me formacionin e njëjtë si ndaj Brighton fundjavën e kaluar.


Para 1 ore e 24 min

Disa fakte rreth përballjeve, Liverpool – Arsenal

-Liverpooli ka një rekord të mirë historik kundër Arsenalit, pasi ka fituar 94 nga 239 ndeshjet e luajtura mes dy skuadrave, në krahasim me 82 fitoret e londinezëve.

-Liverpooli kur luan ka mbi 2.5 gola në 11 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit në të gjitha garat.

-Reds ka shënuar të paktën 2 gola në 11 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Topçinjve në të gjitha garat.

-Liverpool është i pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Arsenalit në të gjitha garat.

– Arsenali dhe Liverpooli kanë mbrojtjet më të mira në Ligën Premier deri më tani me nga 15 gola të pranuar.

Read Entire Article