Dëshmia e Imer Imerit në Speciale, bashkëluftëtari i Sali Çekajt ka një paralajmërim

1 week ago 38
Reklamë

Gjatë ditës së djeshme, dëshminë e tij në Gjykatën Speciale e ka dhënë Imer Imeri, vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

Siç tha ndër tjerash Imeri, heshtja për vrasjet e pasluftës e ka shtyrë që të jetë i hapur me drejtësinë dhe t’i shikonte në sy katër të akuzuarit, të cilët nga Specialja akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

“Është vështirë me i harru sikur mos të m’u kish vra vëllai, ndoshta isha përpjekë me i harru, por kulmi i të gjithave të këqijave që ma vranë vëllain. Një djalë i një familje kombëtare, një djalë i shkollum, kur u ba me i vy shtetit e vetit me u çu me e vra, me ia marrë jetën edhe me thanë s’di kush e vrau. Këta katërtit janë të institucioneve të Kosovës ku kanë shërby. Me u vra gjithë ata njerëz dhe mos me ditë kush i vra. Heshtje, gjithmonë heshtje. Ajo më ka shty të jem i hapur përpara drejtësisë këtu e t’i shikoj në sy. Jam shumë i kënaqur me juve të nderuar. Zoti qoftë i kënaqur me juve si unë”, tha ndër tjerash Imer Imeri.

E lidhur më këtë, bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, thotë se tanimë të akuzuarit e Speciales po përballen direkt me viktimat e tyre.

Dëshmia e Imer Imerit në Gjykatën Speciale në Hagë, shpërfaqi një argument të ri, procesi po futet në një fazë serioze ku viktima ka marrë guximin dhe po ju delë përballë, pa fije frike të dyshuarve për veprat kriminale, që dyshohet se i kanë urdhëruar”, shprehet Tahiraj.

Image

Saim Tahiraj

Këtë e tha Imer Imeri, të ballafaqohem sy më sy për torturat që ja kanë shkaktuar dhe për vrasjen e të vëllait Haki Imeri. Kjo dëshmi po rritë shpresën se të gjitha vrasjet politike kundër personaliteteve të LDK-së do zbulohen dhe do marrin dënimin e merituar kriminelët”, shton Tahiraj.

Sipas tij, shembullin e Imer Imerit duhet ta ndjekin edhe dëshmitarët tjerë që pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale.

Kjo dëshmi shumë e guximshme, gjithashtu ju jap kurajë dhe shton guximin edhe te dëshmitarëve të tjerë që kanë qenë të frikësuar nga kërcënimet. Të gjithë dëshmitarët e kësaj kategorie duhet të ndjekin shembullin e Imer Imerit dhe të dëshmojnë guximshëm, se ja kanë për borxh familjarëve të tyre dhe drejtësisë. “Dëshmia e Imer Imerit rishfaqi edhe një paradoks të madh të shqiptarët. Të rrahin, torturojnë si “tradhtarë” dhe të shpallin veteran. Të vrasin si “tradhtarë” dhe të shpallin Hero. Aman o Zot kur do përfundojnë këto paradokse kaq tragjike te shqiptarët?”, thekson Tahiraj.

“Uroj që si ky proces me një dëshmitar të guximshëm të vazhdojë me intensitet të shtuar, me dëshmitarë tjerë të guximshëm që do ishte ndihmesa më e mirë që drejtësia të vendoset në vendin e duhur”, përfundon për “Bota sot”, Saim Tahiraj, bashkëluftëtar i heroit, Sali Çekaj.

comment

Read Entire Article