Detaje/ Gjenden katër granata në Kërpimeh të Podujevës, policia evakuon disa banorë

1 week ago 25
Reklamë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kërpimeh të Podujevës janë gjetur katër granata dore.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se është caktuar perimetri dhe se janë evakuuar qytetarët nga vendi ku janë gjetur granatat.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia  ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera (4 granata dore)”, ka thënë Flora Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article