(Detaje) Përplasi për vdekje të renë greke dhe u largua nga vendngjarja, ja çfarë deklaroi i riu shqiptar para policisë

11 months ago 20
Reklamë

Një 26-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik teksa drejtonte automjetin që u përplas me një 21-vjeçare greke, e cila mbeti e vdekur.

Ai deklaroi para autoriteteve se nuk ishte duke ecur me shpejtësi dhe se 21-vjeçarja i kishte dalë përpara papritur dhe nuk i kishte lënë kohë për të reaguar.

Protothema shkruan se nga hetimet rezultoi se i riu shqiptar kishte humbur kontrollin e makinës dhe ka rrëshqitur para se të godiste viktimën në korsinë e kundërt të rrugës.

Avokati i familjes së të resë që humbi jetën u shpreh para gjykatës se nëse i akuzuar do të kishte ruajtur korsinë e tij ai nuk do të përplaste viktimën dhe për pasojë t’i merrte jetën.

Sipas tij 26-vjeçari nga Shqipëria është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe aty ka goditur sërish trupin e 21-vjeçares greke. Kjo gjë sipas tij vërtetohet edhe nga një dëshmitar okular.

Tanimë i riu akuzohet për veprën penale të drejtimit të mjetit në mënyrë rrezikshme me pasojë vdekjen, si edhe për largimin nga vendngjarja e aksidentit, duke e përballur atë me një dënim deri në 15 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article