Detaje të reja rreth vrasjes së boksierit Besar Nimanit – Ai ishte plagosur 11 vite më parë, derisa tani ka lënë gruan dhe tre fëmijë

7 months ago 14

Besar Nimani ka mbetur i vdekur të shtunën mbrëma rreth orës 18:00 në qendër të qytetit gjerman Bielefeld.

Ish-boksieri kosovar u vra pas një atentati, derisa në Gjermani vazhdojnë të nxjerrin detaje të reja.

Dyshohet se Nimani është qëlluar nga një person me kombësi irakiane dhe autorët vazhdojnë të jenë në arrati.

Policia gjermane ka konfirmuar se Nimani është qëlluar me gjashtë plumba, derisa autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një skuter derisa më vonë një makinë e tipit BMW i ka pritur për tu zhdukur.

38-vjeçari ka lënë pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Nimani edhe më parë ka qenë pjesë e një sulmi, kur në vitin 2013 ishte plagosur në dy vende në këmbë nga një turk i cili përveç ish-boksierit kishte plagosur edhe tre persona të tjerë.

Plagosja e tij në vitin 2013 kishte ndodhur për betejë për pushtet mes grupeve rivale turke dhe shqiptare në Bielefeld.

Gjithsesi policia gjermane po vazhdon hetimet dhe është në ndjekje të autorëve të krimit. /Telegrafi/

Besar Nimani në vitin 2013 pasi ishte plagosur
Read Entire Article