Detajet/ “Shënjestra” e atentatit në Don Bosko, dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali. I plagosuri Metushi ishte kamerier

2 weeks ago 34
Reklamë

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë në Don Bosko.

Dyshohet se shënjestër në këtë atentat ka qenë Kastriot Elezi. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se 45-vjeçari Elezi rezulton se ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

Elezi ka kryer dy vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri.

Dyshohet se autori ka qëlluar me pistoletë silenciator, pasi të shtënat nuk janë dëgjuar në zonë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article