“Dheas të fjalës” në Bibliotekën “Pestalozzi” Zyrih

9 months ago 27

Dhjetëra ndjekës të vëmendshëm të leximit dhe mediave të shqiptare u bënë bashkë në një ndër sallat e bibliotekës “Pestalozzi”, ditën e shtunë më 23.12.2023 në qytetin e Zyrihut. Mikpritësja e jonë është drejtoresha e kësaj biblioteke zonja Suela Jorgaqi e cila ka krijuar tashmë një kalendar paraqitjesh për autorë të ndryshëm dhe për botime të rëndësishme në letrat shqipe dhe në atë ndërkombëtare.

Fondit të këtij institucioni publik në Zyrih i shtohen përditë dhjetëra tituj prej autorësh nga vende të shumta të botës. Paraqitja e librit “Dheas të fjalës” u bë së pari nga mësuesi, Koordinator i “Shkolla Shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiu. Referuesi Sejdiu, përcolli për të pranishmit jo vetëm vlerësime dhe mendime për tekstet e këtij libri, por edhe gjykime rreth qasjeve, refleksioneve dhe analizave kritike krahasimtare kulturore. Në mënyrë të posaçme u vlerësuan aspekte të krijimtarisë së autorit në poezi dhe në veprimtarinë publicistike.

Drejtoresha e bibliotekës “Pestalozzi” zonja Jorgaqi, paraqiti për të pranishmit aspekte të karrierës së gazetarit Aleksandër Çipa të cilat janë të lidhura me njohjen gjithëkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe hapësirën e emigrimit dhe diasporës shqiptare.

Në këtë veprimtari merrnin pjesë edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Përgjithshme të RKS në Zyrih, Arijeta Gallapeni si dhe Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, zoti Valon Gashi.

Lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, i drejtuan pyetje autorit Çipa rreth këtij botimi, çështjeve thelbësore të aktualitetit shoqëror në shoqërinë shqiptare, arsimit dhe mediave shqiptare si dhe për rolin e intelektualëve përballë sfidave ekzistenciale identitare dhe kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article