Dhimbje dhe lot për Mohamed Salah/Largohet nga fusha për shkak dëmtimi

8 months ago 12
Reklamë
13:24 19/01/2024

Liverpool rrezikon ta humbas për disa ndeshje

Mohamed Salah tremb Egjiptin dhe Liverpool. Sulmuesi pësoi një lëndim në këmbë, ku sipas gjasave ka të bëj me një tërheqje muskulare. Diçka e treguar edhe në mimikën e futbollistit, i cili u largua mes lotësh në barazimin që kombëtarja e “faraonëve” mori ndaj Ganës në Kupën e Afrikës.

Shqetësim total jo vetëm për kombëtaren afrikane, por edhe për klubin e Liverpool. Salah është një pjesë e rëndësishme e të dy skuadrave, pasi me largimin e tij nga fusha e lojës, Egjipti nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.

Drama ishte edhe më e madhe kur vetëm pak sekonda pas zëvendësimit të Salah, Gana kaloi në epërsi, për t’ia vështirësuar sfidën faraonëve. Në orët e ardhshme pritet një ekzaminim i mëtejshëm për të zbuluar edhe kohën e mungesës së Salah në fushat e lojës.

Frika ekziston që 31-vjeçari të qëndrojë për disa ditë jashtë. Prej 6 vitesh e gjysmë pjesë e “The Reds”, egjiptiani ka humbur 10 ndeshje për arsyeje dëmtimi, por tashmë kjo shifër rrëzikon të rritet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article