Dhuna ndaj 3-vjeçarit në Kosovë/ Edukatoret: Jemi munduar ta trajtojmë si të tjerët e t’i ofrojmë ndihmë, fëmija shprehu revoltë

11 months ago 35
Reklamë

Dhuna ndaj një fëmijë 3 vjeç në Fushë Kosovë nga edukatoret në kopësht shkaktoi një reagim të madh në opinionin publik. Edukatoret dhe kuzhinierja e kopshtit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Gazetarja Vlora Selimi në një intervistë për emisionin 7pa5, ka raportuar pretendimet e edukatoreve.

Sipas saj, ato kanë thënë se qëllimi i tyre ishte mbështetja e fëmijës për të qenë i barabartë me bashkëmoshatarët e tjerë, ndërsa theksojnë se i mituri ka shprehur revoltë në  momentin e ngjarjes që ndodhi.

Pretendimet e tyre sipas gazetares janë bërë publike nga avokatët e tyre.

Kanë qenë avokatët e palëve që kanë hedhur poshtë pretendimet e familjarëve, me arsyet se nuk janë sjellë në mënyrë të mbrapshtë ndaj fëmijës, por janë munduar ta trajtojnë njësoj si të tjerët dhe ti ofrojnë ndihmë në mënyrë që të jetë i barabartë me fëmijët e tjerë. Sipas tyre, fëmija ka shprehur revoltë dhe ato janë munduar që ta afrojnë me të tjerët”.

Read Entire Article