Dhuna në Athinë mes tifozëve, shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb

1 year ago 28
Reklamë
11:04 08/08/2023

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, e parashikuar që të luhej këtë të martë për kualifikueset në Champions League është shtyrë nga UEFA.  Ky vendim vjen pas skenave të dhunës të hënën në mbrëmje mes tifozëve të grekë dhe atyre kroatë. Për pasojë humbi jetën një 29-vjeçar, tifoz i AEK-ut.

Ditën e sotme, siç raportojnë mediat greke, është zhvilluar takimi i sigurisë. Pala e skuadrës greke ka nënvizuar se konsiderojnë Dinamon e Zagrebit dhe policinë greke përgjegjëse për atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar. Pas kësaj, përfaqësues të klubit lanë takimin pasi “ishte e turpshme të merrje pjesë më tej”.

Tifozët grekë dhe huliganë u përplasën jashtë stadiumit të AEK-ut pak pasi lojtarët e Dinamos së Zagrebit përfunduan stërvitjen. Për këtë janë bërë me dhjetëra arrestime, ndërsa në spital ndodhen disa persona që kanë dëmtime të ndryshme./tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article