Dhunoi 50-vjeçarin me sende të forta, por u dëmtua dhe vetë, pranga 47-vjeçarit

10 months ago 11

Dy persona kanë përfunduar në spital në Elbasan, pasi u konfiktuan me njëri-tjetrin.

Mësohet se shtetasi me inicialet E. D., 47 vjeç, që është arrestuar, akuzohet se për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin me inicialet L. B., 50 vjeç, banues në fshatin Dragot, duke përdorur edhe sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në Belsh, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin L. B., 50 vjeç, banues në fshatin Dragot, duke përdorur edhe sende të forta. Të dy këta shtetas ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article