Dialogu Kosovë-Serbi, ky është reagimi i fundit ndaj ndërkombëtarëve

1 month ago 8
Reklamë

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër tjera ai kritikon edhe BE-në për çasjen e tyre në raport me Serbinë.

Ai tutje ka folur për marrëveshjen e BE-së përmes kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Maxharraj thotë se BE-ja iu dorëzu Serbisë pas kësaj marrëveshje.

Ai thotë se, gjatë gjithë këtyre tri dekadave të bisedave të dështuara të BE-së përmes emisarëve të tyre Borell e Lajçak e të tjerëve para tyre, ishte vetëm një blof politik që në labirinthet e dialogut e futën Kosovën si shtet sovran pa nodnjë arsye e për më shumë për interesat politike të neofashistëve serb në pushtet në Serbi.

Ai thotë se, dialogu i cili po zgjatë që 12 vite ishte veç një farzë politike sepse BE dhe SHBA përmes emisarëve të tyre i nënshtroheshin interesave dhe kërkesave abnormal të Serbisë në dëm të Kosovës.

Emisarët e BE dhe të SHBA në këtë dialog përgëdhelin dhe përqafoheshin me Vuçiqin, kurse nga ana tjetër bënin presion të pa paraparë që Kosova të nënshkruaj diçka të pranueshme në dobi të Serbisë siç është Asociacioni “thembër e Akilit” në dialog i papranushëm për Kosovë anipse atë e kishin nënshkruar më herët do servlilë pa menduar fare se po ia fusin thikën pas shpine Kosovës”, thotë ai, duke shtuar se, ky ishte një rreth vicioz nga i cili nuk dilet kollaj.

“Përgjatë këtyre tri dekadave që kur Kosova e fitoi pavarësinë për rreth saj u bën politika të turpshme të BE-së ndaj Kosovës ashtu siç e ka bërë për gati 120 vjet në të kaluarën duke e përçmuar, sakatuar dhe dëbuar popullin e saj nga trojet e veta. Pra, sjellja e BE-së ndaj Kosovës gjithmonë ishte e turpshme, e qëllimshme dhe injoruese për kërkesat dhe qëllimet realiste të Kosovës si shtet më i ri në këto hapësira të Ballkanit. Kurse nga ana tjetër i merrte për bazë kërkesat e pabaza dhe djallëzore të cilat në esencë kishin jo pozitën sociale dhe etnike të serbëve në Kosovë por diçka më tepër etja e saj për territorin e Kosovës, siç shpesh deklaronte kryeçetniku serb Vuçiq se “ne nuk dalim nga Kosova pa marrë diçka”, e ajo diçka dihet se çka marrjën e pjesëve më vitale të egzistencës së Kosovës ,veriun e Kosovës”, thekson ai.

Por, Maxharraj shton se, kjo nuk do të ndodhë në saje të qëndresës së kryeministrit të saj Albin Kurti dhe presidentes së hekurt Vjosa Osmani.

“Mirëpo, vlenë të theksohet se politika sidomos kjo në terenet e Ballkanit e prier nga politika djallëzore e BE nuk është një politikë realiste, por është një politikë e interesave individuale dhe grupore dhe se nuk thuhet kot se gjithëherë politikat e brishëta i mund dhe i thyen interesat ekonomike”, potencon ai.

comment

Read Entire Article