Dibër, nis Panairi i Edukimit dhe Punësimit

8 months ago 18
23:00 29/01/2024

Balluku: Mundësi trajnimi për të rinjtë në fushën e inovacionit dhe turizmit

Dibra ka çelur Panairin e Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit për të njohur të rinjtë e kësaj zone me mundësitë e reja për të hyrë në tregun e punës. E pranishme në këtë panair ishte dhe zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi, të cilat thanë se në fokus duhet të jetë teknologjia dhe turizmi.

Balluku tha se të rinjve u ofrohen shumë mundësi në sektorin e shërbimeve, duke qenë se Shqipëria po njeh një rritje të numrit të turistëve.

 “Kemi pritur në 2023 mbi 10 milionë turistë dhe këtë vit presim që numri i të huajve që vizitojnë vendin tonë të arrijë 13 milionë. Tashmë sfidë mbetet akomodimi dhe rritja e cilësisë së shërbimit. Të rinjtë e zonës e kanë me pason promovimin e vendit të tyre dhe ne ndaj duhet t’i mbështesim, pasi është një profesion i ri”.

Balluku pa nga afër edhe punimet për rikonstruksionin e bibliotekës së qytetit ku veç ambienteve të reja është shtuar edhe gama e titujve të librave.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article