“Diçka duhet të jepet, për të marrë diçka”, analistët komentojnë deklaratën e Lajçakut

2 months ago 14
Reklamë

Se Kosova dhe Serbia nuk po mund assesi të ‘pajtohen’, kjo është mëse e dukshme dhe e qartë. Serbia është borxh ndaj Kosovës.

Serbia me veprimet e veta po tregon se nuk do as dialog e as fqinjësi të mirë me Kosovën.

Ndërmjetësit e këtij dialogu, poashtu shprehin një nervozizëm ndaj dyja palëve, e më shumë ndaj Kosovës, e duke e ledhatuar Serbinë më shumë.

Por, para se të ndodhte takimi më 26 qershor, ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka shprehur ankesa se nuk pati asnjë iniciativë, nga palët kosovare dhe ajo serbe, për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

”…ne si ndërmjetës e kemi pasur të qartë se zbatimi duhet të jetë transparent dhe i bazuar në faktin se diçka duhet të jepet, për të marrë diçka”, ka thënë ai.

”Dhe duhet të them se asnjë nga liderët nuk e përshëndeti këtë kur u kthyen nga Ohri, askush nuk tha se kemi diçka të mirë për ne”, ka shtuar ai për sbunker.

Sipas tij nëse dikush mendon se kjo mund të përfundojë me një fitore të plotë të njërës palë dhe se pala tjetër nuk merr asgjë, nuk do të çojë askund.

Por, çka nënkupton deklarata e Lajçak-ut?

Lama: Deklarata e Lajçak-ut ka të bëjë me kompromise në dialog, asociacionin

Image

Alma Lama

Njohësja e çështjeve politike, Alma Lama në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se kjo deklaratë e emisarit Lajçak nuk ka të bëjë me shkëmbimin e territoreve por për kompromise në dialog.

“Jo, nuk mendoj se ka të bëjë me shkëmbimin e territoreve por me kompromiset në dialog. Për Kosovën është asosacioni, ndërsa për Serbinë njohja faktike e Kosovës dhe më gjerë respektimini marrëveshjeve të arritura nga palët deri tani”, shprehet ajo.

Elezaj: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të BE-së

Analisti Rexhep Elezaj thotë se zbatimi i marrëveshjees së Ohrit ka të bëjë me formimin e Asociacionit, e që Lajçak-u duhet ta kuptojë se kjo ide ka ardhur si rezultat i shantazheve dhe kërcënimeve të vazhdueshme që regjimi fashist i Serbisë i ka bërë ndaj Kosovës, arsyje e mjaftueshme që Qeveria e Ksoovës mos ta formojë.

Image

Rexhep Elezaj

“Deklarata e ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, M. Lajçak, se “nuk ka pasur asnjë iniciativë nga pala kosovare dhe ajo serbe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, aq sa është një deklaratë sipërfaqësore në kuptimin e qortimit të palëve, për aq masë është e pa balancuar politikisht, kur dihet qartë, se penguesi dhe mos zbatuesi i marrëveshjes së Ohrit, ka qenë dhe vazhdon të jetë pala serbe, alias presidenti serb, A. Vuçiq, dhe jo pala kosovare, përjashto këtu vetëm (mos)formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe. Dhe, Lajçak duhet ta kupton njëherë e mirë, se mos formimi i Asociacionit në fjalë, ka ardhur ekskluzivisht si rezultat i shantazheve dhe kërcënimeve të vazhdueshme që regjimi fashist i Serbisë i ka bërë ndaj Kosovës, arsye dhe shkaqe të mjaftueshme që qeveria e Kosovës mos ta formojë një asociacion të tillë, një Republika Srpska, pa e njohur Serbia “de-facto dhe de-jure” pavarësinë e Kosovës”, thotë ai.

Kurse, për deklaratën “se diçka duhet të jepet për të marrë diçka”, ai thotë se është deklaratë naive, sepse vet emisari në fjalë nuk k reaguar kurrë për dekalratën e Vuçiqit se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Derisa, për shkëmbimin e territoreve thotë se deklarata e tij nuk ka të bëjë me atë, duke shtuar se ajo nuk është në opsionin e BE-së.

“Ndërsa, deklarata e tij, se ai si ndërmjetësues “e ka pasur të qartë se zbatimi duhet të jetë transparent dhe i bazuar në faktin, se diçka duhet të jepet për të marrë diçka”, thënë më së buti, është deklaratë naive, ngase ai si ndërmjetësues e ka pasur shumë të qartë, se është Serbia ajo, presidenti i saj dhe pushtetarët rreth tij, të cilët me qindra herë kanë deklaruar publikisht, madje edhe para z Lajçak, “se Serbia dhe presidenti i saj, A. Vuçiq, (të cilin ky e ka mik të mirë) kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ndaj të cilave deklarata asnjëherë nuk ka reaguar si ndërmjetësues në dialog, duke bërë presion perfid ndaj palës kosovare, qëndrim për të cilin pala kosovare ka shprehur hapur rezerva ndaj rolit dhe sinqeritetit të tij si një ndërmjetësues pro-Serbisë. Z. Lajçak e dinte mirë, se kush dhe cila palë nuk e ka realizuar Marrëveshjen e Ohrit, madje e ka ditur edhe për letrën që kryeministrja e Serbisë ia ka dërguar vitin e kaluar BE-së, me të cilën ia bënte të ditur, se Serbia nuk i pranon dy pika të marrëveshjes bazike, sovranitetin e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe OKB, duke mos e thënë asnjë fjalë qortuese për palën serbe.

Ndërsa, se çfarë fshihet pas kësaj deklarate, dhe se a ka kjo të bëjë me shkëmbim të territoreve, mendoj se ky opsion nuk është në agjendën e BE-së, ndaj nuk besoj se z. Lajçak e ka pasur në mendje një gjë të tillë, kur dihet fakti, se në vitet (2017-19), kur disa aktorë serbë dhe shqiptarë tentuan që ta bëjnë këmbimin e veriut të Kosovës me një pjesë të Luginën e Preshevës, zyrtarët e BE-së kanë qenë kundër këtij opsioni, sidomos kancelaria gjermane z. A. Merkel, e cila këtë tentim djallëzor të tyre e hodhi kategorikisht poshtë”, përfundoi ai për “Bota sot”.

Duhanaj: Si cila palë do të vlerësohet me konstruktive se tjetra, do të mbetet enigmë për opinionin e gjerë

Image

Analisti Leon Duhanaj

Analisti Leon Duhanaj nënvizon se në gjithë këtë çështje qëndron një fatkeqësi, për faktin, se Kosova vazhdimisht po bën konsesione, përderisa Serbia nuk i zbaton marrëveshjet fare.

“Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak, tashmë është në fund të mandatit të tij. E gjitha çfarë ka negociuar me apo pa progres, tashmë do të përmblidhet në raportin punës së tij. Si cila palë do të vlerësohet me konstruktive se tjetra, do të mbetet enigmë për opinionin e gjerë. Deklaratat publike, janë çdoherë të balancuara ashtu siç është edhe kjo. Në deklaratën: “…ne si ndërmjetës e kemi pasur të qartë se zbatimi duhet të jetë transparent dhe i bazuar në faktin se diçka duhet të jepet, për të marrë diçka”, në të cilën i referohet marrëveshjes së Ohrit, z. Lajçak interpreton logjikën e negocimit në përgjithësi. Fatkeqësia këtu qëndron tek fakti, se Kosova vazhdimisht po bën konsesione, përderisa Serbia nuk i zbaton marrëveshjet fare”, thekson ai.

Derisa, për deklaratën e Lajçak-ut, ai thotë se nuk ka të bëjë më shkëmbim territoresh, por me marrëveshjen e Ohrit, gjegjësissht me Asociacionin, e që ia ndërruan termin në vetëmenaxhim.

“Nuk besoj që në ketë deklaratë e ka menduar shkëmbimin e territorit, sa lëshimet shtesë që i ka berë Qeveria Kurti, në marrëveshjen e Ohrit, duke kamufluar, gjegjësisht ndërruar termin asociacion me termin e vetëmenaxhimit, në të cilin rriten kompetencat e asociacionit përtej asaj çfarë kishte në marrëveshjet 2013 dhe 2015 dhe duke avancuar në një lloji autonomie për serbet. Kjo çështje do të blhetë vërtetë mollë sherri për ne, sepse nëse e zbatojmë prapë njëanshëm, Serbia do ta shfrytëzoj për etapë të re, përmes së cilës do ta sabotoi edhe me shumë shtetin e Kosovës.

Tjetra fatkeqësi të cilën e solli Qeveria Kurti, është heqja e njohjes reciproke nga korniza negociuese, gjë që i hapë rrugë dhe mundësi të reja Serbisë për ta realizuar projektin e saj. Sipas këtyre marrëveshjeve, edhe nëse do të vijë deri tek shkëmbim i territorit, Kosova nuk do ta ketë të njëjtën mundësi të cilën e kishte në kohën e Presidentit Thaçi, por do ta ketë pozicionin shumë më të vështirë”, potencon analisti për “Bota sot”.

Read Entire Article