Diego Simeone shpjegon pse Barcelona e meritoi fitoren kundër Atleticos

10 months ago 29

Barcelona ia doli të mposhte Atletico Madridin në shtëpi të dielën me rezultat 1-0.

Ishte një lojë me shumë shanse, por vetëm një numërohej dhe kjo ndodhi për Barcelonën.

Sipas trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte ai avantazhi që i dha Barcelonës të gjitha pikët kundër ekipit të tij të dielën.

“Barcelona e meritoi fitoren sepse kishte aspektin më të bukur të kësaj loje, që është efikasiteti”, deklaroi trajneri argjentinas pas ndeshjes.

Statistikat tregojnë se skuadra katalunase kishte më pak goditje në portë (2) sesa Atletico (4), por momenti vendimtar erdhi në mes të pjesës së dytë kur Raphinha asitoi te Joao Felix, i cili paraboloi Jan Oblakun në mënyrë fantastike. /Telegrafi/

Read Entire Article