Digjet automjeti i një serbi në Leposaviç, policia nis hetimet

7 months ago 14

Një veturë e tipit “Volkswagen Polo”, pronë e një qytetari serb është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Leposaviç.

Veton Elshani kreu i policisë së veriut ka thënë se arsyet ende nuk dihen dhe momentalisht nuk ka ndonjë person të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00. Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën veturave të qytetarëve serb iu është vënë zjarri, pasi që disa prej tyre kishin vendosur që targat ilegale t’i konvertonin në targat RKS.

Read Entire Article