“Digjitalizimi i shërbimeve financiare”, Rama takim me përfaqësuesit e sistemit bankar: Duhet të jeni në nivelin e lartësisë së sfidave që ka Shqipëria

8 months ago 20

Kreu i qeverisë është mbledhur sot në një tryezë me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech.

Në fokus të këtij takimi është nevoja për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.

“Ofrimi i më shumë zgjidhjeve alternative në fushën e pagesave mundëson uljen e kostove të transaksioneve, të informalitetit dhe të qarkullimit të parasë dorë më dorë”, shprehet ndër të tjera kreu i qeverisë.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se bankat duhet të jenë tashmë në nivelin e lartësisë së sfida që është Shqipëria, për të “shkëlqyer në Europë”.

“Të kërkojmë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfida e Shqipërisë. Një sfidë shumë e vështirë, që duhet të shkëlqejë në Europë. Teknologjia aq sa në jep mundësi të përshpejtojmë progresin, na bën që çdo ditë që humbasim na lë shumë më pas”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article