Dikur njerëz të afërt të Berishës, cilët janë katër ish-ministrat e PD që “i bleu” Rama

6 months ago 16
Reklamë

Partia Socialiste ka gati propozimet e saj për Reformën Zgjedhore pavarësisht nëse do t’a miratojë me Rithemelimin apo jo. Por ajo që ra në sy sot ishte fakti që një nga dy ekspertët e PS-së në krye të kësaj reforme, ishte ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Viktor Gumi.

Prej kohësh i larguar nga politika, por prezent brenda saj përmes propozimeve në emër të institucioeneve ndërkombëtare, emri i Gumit u shfaq sot në krah të atij të Eridian Salianjit, një eksponent i rëndësishëm në fushën zgjedhore për Partinë Socialiste.

Viktor Gumi nuk është i pari ish-ministër demokrat që “tradhëton” partinë e tij për tu bashkuar me socialistët.

Më herët, të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe ish-ministra dhe ish-bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Sali Berishës dhe kupolës së demokratëve.

I pari që “e theu” tabunë ishte Ridvan Bode, ish ministër i Financave për 8 vjet dhe ish sekretar i përgjithshëm i PD-së. Pasi u la jashtë listave të vitit 2017 nga Lulzim Basha, ai pranoi një propozim të PS-së për të shkuar si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit që pasi ngeli jashtë Kuvendit në vitin 2017, shfrytëzoi kredencialet e saj te kryeministri Rama për të marrë prej tij mbështetjen dhe lobimin për t’u zgjedhur sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

I fundit që “u dorëzua” ishte ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i cili mbeti jashtë Kuvendit në vitin 2013. Pas një sërë angazhimesh si ekspert i pavarur i reformës zgjedhore, ai pranoi propozimin për t’u zgjedhur si përfaqësues i PS-së në Komisionin e Ankimemeve dhe Sanksioneve.

Top Channel

Read Entire Article