Dilemat e fundit për raundin e radhës

10 months ago 27
22:40 11/12/2023

Pesë skuadra për dy bileta Champions, United rrezikon eliminimin nga Europa

Katër grupe të Champions League do të luajnë këtë të martë aktin e fundit të fazës së grupeve për këtë sezon. Vëmendja do të jetë padyshim në Milano. Interi pret Real Sociedad me dy skuadrat që tashmë e kanë garantuar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve dhe dilema e vetme mbetet fituesi i grupit.

Nënkampionët e Europës nuk janë të avantazhuar në këtë pikë, pasi spanjollët luajnë edhe për barazim për të qenë si kryesuese në raundin tjetër. Në takimin tjetër, enigmë mbetet skuadra që shkon në Europa League. Salzburg duhet të shmang humbjen me mbi 3 gola ndaj Benfikës për të vijuar aventurën Europiane.

Llogari të hapura edhe në grupin C. Real Madrid e ka fituar grupin dhe sfida me Union Berlin vlen për statistikë. Gjithsesi, e njëjta gjë nuk thuhet për gjermanët, në garë për biletën Europa League. Pozicioni mbahet aktualisht nga Braga, që në rast fitoreje me mbi 3 gola ndaj Napolit do të merrte vendin në raundin tjetër të Champions.

Italianët do ishin të kënaqur edhe me një barazim. Pasiguri të shumta edhe në grupin A. Tre skuadra garojnë për dy vendet në Europë. Kopenhagen luan llogaritë ndaj Gallatasaraj, ku fitorja tentohet nga dy skuadrat, pasi do i garantonte vijueshmërinë në Champions.

Më e ndërlikuar rrugëtimi për Mançester United, që shpreson tek një barazim mes tyre dhe anglezët të triumfojnë ndaj Bayern Munich tashmë të kualifikuar më tej. Në skenarin më të keq për ta, fitorja do vlente kalimin në Europa League. Arsenali fitoi grupin B dhe dueli me PSV vlen për statistikë, ndërsa bileta e Europa League do vuloset mes Lens dhe Sevijës. Barazimi do vlente shumë për francezët, ndërsa spanjollët duhet të marrin maksimumin për të vijuar rrugëtimin Europian.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article