Dimri i butë favorizoi Europën! BE përballoi “betejën” e Rusisë dhe shantazhet me gazin rus

10 months ago 16

Ndonëse çmimet e energjisë janë rritur, BE-ja nuk ka krizë gazi ndërsa po përballet me një dimër të butë.

Për t’u përballur me mungesën e gazit rus, përgjatë muajve të ftohtë, dhe gjithë vitit 2023, BE-ja ka mbledhur rezerva, e ka rritur importin e gazit të lëngshëm natyror, kryesisht prej Shteteve të Bashkuara, i ka inkurajuar konsumatorët që të mos konsumojnë shumë energji dhe të përmirësojnë efiçencën, si dhe është mbështetur më shumë në burimet e ripërtëritshme, sikurse era dhe energjia diellore.

“Bashkimi Evropian ka bërë përparim të madh prej shkurtit të vitit 2022 për ta zvogëluar varësinë prej importeve ruse të gazit”, ka thënë Akos Losz, hulumtues i lartë në Qendrën për Politika Globale të Energjisë, e Universitetit Columbia, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Kjo, sipas ekspertëve, është gjë e mirë për sigurinë afatgjate të BE-së, ndonëse braktisja e plotë e energjisë ruse do të jetë mision shumë i vështirë, për shkak të ndasive në BE, ku shtetet, jo vetëm që kanë nevoja të ndryshme për energji, por edhe marrëdhënie të ndryshme me Kremlinin.

Rrjedhjet aktuale janë më të vështira për t’u ndalur për shkak të kombinimit të gjeografisë, përkushtimeve kontraktuale dhe – në disa raste – interesave politike”, ka thënë Losz.

Në kohën kur Moska e ka nisur luftën e vitit 2022 në Ukrainë, BE-ja është varur kryesish prej Rusisë për furnizime me gaz.

Në total, 40 për qind e gazit të siguruar prej BE-së ka qenë prej Rusisë. Brenda BE-së, Hungaria ka siguruar mbi 95 për qind të gazit prej Rusisë, për dallim prej Spanjës, e cila ka siguruar rreth 10 për qind të gazit prej Moskës, sipas të dhënave të bllokut evropian për vitin 2021.

Megjithatë, importuesja më e madhe e gazit rus brenda BE-së ka qenë Gjermania, me 55 miliardë metra Kubë, çka përbën 65 për qind të importeve shtetërore të gazit.

Sasitë e gazit rus do të mund të zvogëlohen edhe më shumë në vjetët në vijim, pasi sasia e kufizuar e transitit përmes Ukrainës, mund të mos vazhdojë pas dhjetorit të vitit 2024.

Kontrata aktuale e Rusisë me Ukrainën do të skadojë shpejt, dhe si Kievi, ashtu edhe Moska, kanë bërë të ditur se nuk synojnë ta vazhdojnë atë.

Top Channel

Read Entire Article