Dita e 4 e armëpushimit Izrael-Hamas, pritet shkëmbimi i të tjerë pengjeve dhe të burgosurve

10 months ago 11
12:23 27/11/2023

Këtë të hënë pritet shkëmbimi i të tjerë pengjeve dhe të burgosurve mes Izraelit dhe Hamasit, teksa armëpushimi hyn në ditën e katërt dhe të fundit.

Grupi palestinez Hamas po synon ta zgjasë armëpushimin, duke propozuar lirimin e të tjerë pengjeve përtej marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Katarit javën e kaluar, ku Izraeli zotohej të lironte 150 të burgosur në këmbim të 50 prej pengjeve të marrë nga Hamasi në sulmin e 7 Tetorit.

Mundësinë e zgjatjes së afatit të marrëveshjes, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e la të hapur, duke thënë se i qëndron parimit për të cilin u ra dakord me marrëveshje, për çdo 10 pengje të liruar nga Hamasi do të ketë një ditë shtesë armëpushim.

Megjithatë, shefi i qeverisë izraelite tha se ky armëpushimin nuk do ta ndalë rikthimin e sulmeve të ushtrisë izraelite në Gaza, në përfundim të tij.

Në këto 3 ditë, Hamasi ka liruar 56 pengje ndër të cilët 39 izraelite dhe pjesa tjetër të huaj. Ndërsa Izraeli 117 të burgosur palestinezë, shumica gra e fëmijë.

Tel Avivi ka kërkuar lirimin e 50 izraelitëvë, që negociatat të vijojnë për zgjatjen e armëpushimit. Thirrje për zgjatjen e afatit ka bërë Presidenti amerikan Joe Biden, Bashkimi Europian e shumë vende të tjera.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article