Dita e zisë kombëtare në Serbi për agresorët në veri të Kosovës, Rama: Karshillëku është shprehje e përgjegjësisë

11 months ago 24
Reklamë
12:58 28/09/2023

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp komentoi edhe ditën e zisë kombëtare që mbajti Serbia për anëtarët e vrarë të grupit kriminal që sulmoi veriun e Kosovës duke lënë një efektiv të Policisë së Kosovës të vrarë.


Gazetarja: Mbajtjen e zisë nga ana e Serbisë e shikoni vetëm si karshillëk apo edhe përgjegjësi të Beogradit zyrtar për sulmin e 24 Shtatorit?

Edi Rama: Karshillëku është shprehje e përgjegjësisë. Kështu që mos ma bëni si ata që i thoni, jo po pse i thua kriminel, pse nuk i thua terrorist se ti je vëllai i Vuqiqit, mësoni shqip.

Po ashtu, Rama tha se është kryeministër i Shqipërisë dhe nuk e zgjedh Presidentin e Serbisë. Sipas tij Shqipëria ka interes strategjik që të vazhdojë të kërkojë në rrugën e marrëdhënieve të komunikimit e dialogut, paqen përfundimtare mes të gjithëve në rajon. KËshtu, u shpreh, Shqipëria është më e vlefshme për Kosovën.

“Unë jam kryeministri i Shqipërisë, e përsëris sepse marrëdhëniet në këto nivele janë marrëdhënie që kalojnë nga pikësynimet strategjike, nga interesat kombëtare, nga nevojat e vendit që unë sot kam privilegjin të udhëheq. Presidenti i Serbisë as nuk e zgjedh dot unë, as nuk e zgjedh dot Albin Kurti, as nuk e zgjedhin dot të gjithë ata që do të donin të ishte dikush tjetër. Serbinë as nuk paketojmë dot ta nisim për ndonjë kontinent tjetër, ashtu sikundër as vetë nuk mbledhim dot bagazhet dhe të nisemi për ndonjë kontinent tjetër. Duam, s’duam Serbia është aty fqinje me ne. Zgjedhja është shumë e qartë. Shqipëria nuk ka asnjë arsye tjetër përveç një mijë e një arsye që vijnë nga interesat e saj strategjike kombëtare dhe nga detyrimi i saj për të qenë gjithmonë e mirë për fëmijët e vet për të vazhduar të kërkojë në rrugën e marrëdhënieve të komunikimit, dialogut, paqen përfundimtare mes të gjithëve në këtë rajon. Kush në Kosovë mendon se çka bëj unë është kështu e ashtu, nesër do ta kuptojë, që Shqipëria kështu është më e nevojshme dhe më e vlefshme se kurrë në krah të Kosovës. Jo duke bërë shteti komentatorin e Facebook por duke u bërë një shtet më serioz e më i respektuar siç jemi sot”, tha Rama./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article