“Ditë e keqe për mjedisin, demokracinë dhe Kosovën”/ Marrëveshja BE-Serbi ‘tradhti’ për Kosovën!

1 month ago 15
Reklamë

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka folur për marrëveshjen e BE-së dhe Serbisë, e cila u nënshkrua javën e kaluar.

Ai thotë se, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në emër të BE-së ishte në vizitë në Serbi të cilin priti presidenti i Serbisë, Vuçiq në aeroportin “Nikolla Tesla” në Beograd.

Aty Gjermania në emër të BE-së dhe Serbia e nënshkruan një memorandum në lidhje më partneritetin strategjik për lënden e parë për nxjerren e litiumit në minjierën më të madhe në Evropë, e cila Serbisë vetëm në vitin 2023 i solli një bruto produkt në vlreë mbi 75 miliardë dollarë.

“Lënda litium është e rëndësishme për prodhimin e baterive elektrike. Lidhur me këtë qeveria e Serbisë kishte nënshkruar licencën për Rio Tinto për zhvillimin dhe avancimin e minierës më të madhe në Evropë me eksploatimin e këti minerali të çmueshëm”, thotë ai.

Pas kësaj marrëveshje, sipas profesorit presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se,”Litiumi përfaqëson një mundësi gjeopolitike për Serbinë. Nese ka nevojë të madhe, duhet të përdorim këtë edhe në çeshtjën e Kosovës dhe ruajtjën e Republika Srpska”.

“Kjo është një deklaratë e turpit në esencë çetniko-fashiste e krerëve të Serbisë sepse edhe përmes kësaj marrëveshje të nënshkuar me Evropën do të kenë mundësi të mundin, nënshtrojnë Kosovën në dobi të apetiteve të Serbisë. Pra, kjo është ajo Evropa e dikurshme e pandryshuar me shekuj kur janë në pyetje shqiptarët e në këtë rast Kosova, e cila për lidërët e mykur të bërë baltë të korruptuar të  Evropës, Kosova nuk paraqet gati asgjë në krahasim me Serbinë. Ky veprim i BE permës kancelarit gjerman tergon se sa e “vlevshme” është Kosova në krahasim me Serbinë e cila me këtë marrëvshje që në esencë është edhe marrëvshje anti-Kosovë nëe krahasim me Serbinë gjakatare, çetniko-neofashiste e cila historikisht i ka të përlyera duart me gjak të popujve të vegjël ne Ballkan, e në veçanti ndaj popullit shqiptar. Prandej BE ogurzezë edhe me këtë rast e tregoi dyfytyrësinë ndaj Kosovës e sidomos në këto moment të rëndësishme kur ajo nuk mundi të përmbyllë raportet shqiptaro-serbe”, thekson Maxharraj.

Analisti pohon se, kjo vizitë e Olaf Schulz është komentuar edhe në Kosovë e cila nuk është pritë mirë.

“Kjo tregon se interesat ekonomike të BE-së janë më të mëdha se ato politike, edhe kur është rasti i Kosovës të cilët kanë hartuar se vizëllimat politike mund të çojnë Ballkanin në konflikte. Por nuk mundem pa e përmend se kundërshtari më i denjë i kësaj marrëvshje BE-Serbi ishte miku ynë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i cili vlerësoi se ishte “një ditë e keqe për mjedisin, demokracinë dhe Kosovën”. BE me këtë rast nuk u soll mirë në mënyrë korrekte kur po lejon investitorët e huaj të rrëmijnë në Serbi, në Ballkanin i cili ende është në rrëmujë politike ku mund të kërset e pëlcet nga të gjitha anët”, shton ai.

Ai pohon se, ky gjest i BE-së është edhe një thikë pas shpine Kosovës kur haptas i del zot Serbisë e jo Kosovës.

“E tillë është Evropa, e tillë ka qenë gjithmonë, e tillë do të jetë edhe në të ardhmen, por për ta luftuar këtë të keqe shekullore të Evropës duhet të jemi të fuqishëm, të bashkuar në qëllime dhe interesa të përbashkëta, sepse nuk thuhet kot se një popull të unifikuar, të bashkuar nuk mund ta thyej askush. Fatekeqësisht tani për tani nuk jemi askund në tokë të bukës”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

comment

Read Entire Article