“Ditën bëjnë teatër e natën numërojnë paratë”, Basha: Po sulmohemi sepse…

9 months ago 21

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se ata po sulmohen për shkak të mospranimit për tu bërë pjesë e autkracsë politike.

Gjatë Kuvendit Zgjedhor në dy degë të PD-së në Tiranë, ai përmendi më tej disa nga arsyet përse po përballen me këto situata.

“Sulmohemi sepse ne nuk pranojmë të futemi në vathin e autokracisë politikë, oligarkisë ekonomike qe sot operohet nga të njëjta duar, që ditën bëjnë teatrin e gjoja ndeshjen politike dhe natën numërojnë paratë e pasuritë që ju grabisin së bashku shqiptarëve. Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemi të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera ai shtpi se SPAK është shpresa e vetme e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare. Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. SPAK është shpresa e vetme e shqiptarëve për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk është perfekt por është e vetmja shpresë. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre.

Betejat nuk fitohen nga më të fortit por nga më të vendosurit. PD ka treguar vendosmëri për të mos u përkulur para ortekut që shpesh shkaktoi dhe psikoza masive. Ortekut të baltës të ziftit të sulmit. PD ka kuptim vetëm si një parti perëndimore euroatlantike pro perëndimore pro europiane. SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standartet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokaci pa pasur në qafë autokratët. Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishëm. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëve, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur.

Pyetja është një për politikën shqiptare, jeni apo jo pro listave të hapura, jeni apo nuk jeni për barazinë e votës, jeni apo nuk jeni për Shqipëria një zonë zgjedhore, jeni apo nuk jeni për votën e diasporës? Reformë zgjedhore dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë janë prioritete kryesore për PD”, tha Basha.

Top Channel

Read Entire Article