Djemtë e gazetares së ekzekutuar malteze vijojnë misionin e ekspozimit të korrupsionit

10 months ago 10

Gazetarja investigative malteze Daphne Caruana Galizia u ekzekutua me bombë në makinë më 16 tetor 2017, pak pasi doli nga puna për të shkuar në shtëpi.

Djali i saj Matthew që punonte me të dëgjoi shpërthimin dhe menjëherë doli jashtë.

“M’u duk sikur gjaku më iku nga trupi, shpresoja të kishte qenë diçka tjetër”, thotë ai për momentet kur 53 vjeçarja Daphne u vra nga bomba pasi kishte bërë vetëm disa qindra metra me makinë.

Ajo ishte gazetarja e parë femër në Maltë dhe e para që shkruante me emrin e saj. Dafne rrjedhimisht pagoi çmimin më të shtrenjtë për ekspozimin e lidhejve të politikës me krimin e korrupsionin, tregon Mathew.

Megjithë presionet dhe njollosjet ndaj saj në kohën para vdekjes, ajo shpenzoi më shumë se dy dekada duke ekspozuar korrupsionin e thellë të qeveritarëve në vend, duke hetuar gjithashtu trafikantët e drogave, policët dhe zyrtarët e korruptuar.

Ajo ishte goditur më parë nga zjarrvënie në shtëpi, jashtëqitje në postë dhe kërcënime nga më të ndryshmet.

Në kohën e vdekjes ajo ishte objekt i 47 padive për ‘njollosje’ nga personat e ekspozuar për korrupsion.

Javën e kaluar dy nga tre vrasësit e saj të dënuar, vëllezërit George e Alfred Degiorgio, humbën në apelin kundër dënimeve me 40-vjet burg.

Një vrasaës i tretë Vincent Muscat, po kryen dënimin me 15-vjet burg. Porositesit e atentatit nuk janë gjetur kurrë.

Kësaj jave, djali i saj i vogël Paul, gazetar fitues çmimesh me rrjetin ‘Tortoise Media’, tregonte për ngjarjen me rrjetin Daily Mail.

Ai thotë se nëna Daphne kishte lindur në 1964 pak pas pavarësisë së Maltës, kur pushteti ishte kapur nga kisha dhe dy parti politike, që ishin të zhytura në korrupsion dhe ku çdo opozicion bëhej të heshtte.

Asokohe gazetaria nuk ishte për gratë madje askush nuk guxonte të trajtonte korrupsionin e thellë të zyrtarëve e jo më të shkruante në emrin e vet në gazeta.

Që kur ishte e re Daphne protestonte kundër kësaj, ajo dëgjonte Bob Marley, e lexonte lajmet nga ‘Newsweek’, ‘The Spectator’ e ‘Punch’, dhe admironte kohën kur Margaret Thatcher ishte në pushtet në Britani.

Kur ishte 18 vjeçe, ajo u akuzua gabimisht nga policia dhe u trajtua shumë keq në paraburgim. Kjo duket se ndryshoi diçka të thellë te ajo.

Fillimisht gruaja ndoqi rrugën tradicionale duke u martuar me avokatin Peter, tetë vjet më i madh, me të cilin lindi djalin e parë Matthew, kur ishte 21 vjeçe. Një vit më vonë lindi Andrew dhe më pas Paul në 1988.

Ajo nisi të shkruante nga shtëpia për gazetën ‘Sunday Times of Malta’ dhe rrjedhimisht mori rubrikën e saj ‘Daphne On Sunday’.

Me mijëra artikujt që ajo shkroi, Dafne trazoi ujërat  dhe rendin natyral të korrupsionit të lartë, duke refuzuar pretendimet e shumë kritikëve se artikujt i shkruante në fakt burri apo babai i saj.

Kjo vazhdoi deri në vitin 2008 kur në ‘epokën e internetit’ ajo nisi të program në rrjet dhe gjërat shpërthyen.

Malta ka një popullatë prej gjysmë milioni njerëz, por i njëjti numër ishin prezentë dhe në transmetimet e saj, ku në mungesë të shefave e redaktorëve, ajo mund të publikonte çfarëdo që dëshironte.

Vitet e fundit ajo punoi me lumin e parave të pista që vërshonin në vend dhe lidhjet e njerëzve që e drejtonin atë.

Në kohën e skandalit Panama Papers, ajo zbuloi të ndërmjetësit e zyrtarëve të qeverisë malteze, si dhe skandalin e shitjes së pasaportave malteze nga zyrtarët, në këmbim të investimit 1 milionë euro.

Katër vitet e fundit ajo kishte investiguar akuzat e rryshfetit financiar ndaj zyrtarëve të kryeministrit Joseph Muscat.

Por teksa profili saj rritej, e njëjta gje ndodhte dhe me abuzimin. “Talljet dhe njollosjet nisën të bëheshin në shkallë industriale, ishte një fushatë gjigante e organizuar”, thotë djali i saj Paul në lidhje me imazhet e tmerrit apo grafikat e vrasjes që përgatisnin mediat.

“Njerëzit kërcënoheshin nëse merrnin pjesë në transmetimet e saj ose të kontaktonin me ne. Por sado e rëndë që ishte ajo nuk ndalej. Ajo ishte një forcë natyore që shkeli shumë kallo, dhe mua  nuk më vjen keq”, tregon i biri për nënën e tij.

Por rrjedhimisht paditë në gjykatë po merrnin shumë nga koha e Daphne dhe nisën të preknin shëndetin e saj.

Ajo nisi të shtonte në peshë dhe kishte frikë të dilte nga sulme të mundshme, nga ofendimet, ndërsa bari ku shkonte zakonisht, u bastis e u thye nga policia, tregon i biri.

“Sigurisht që isha i shqetësuar, por nuk iu ankova kurrë”, thotë Peter, duke shtuar se ishte diçka që nuk mund të vazhdonte pambarim, por përsëri nuk besonte se do ta vrisnin.

Pas atentatit famëkeq Paul shkoi në Londër teksa ai, vëllezërit e babai u detyruan të përballonin vetë stuhinë.

“Puna e saj nuk duhet të shkonte kot. Ishte momenti kur vendi duhet të bënte zgjedhjen e tij. Dhe pas funeralit të saj vala nisi të ndryshonte, ngadalë për në mënyrë të dukshme. Nisën marshimet e protestat, në një vend ku nuk ishte protestuar kurrë më parë. Protestuesit me flamurë maltezë kërkonin dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa pankartat shkruanin fjalët e fundit të Daphne: ‘Kudo që shikon ka maskarenj.’

Sot gjashtë vjet pas vdekjes së Daphne ka pasur shumë nderime dhe çmime për të dhe punën e saj të gazetarisë.

Në kryeqytetin Valletta, ka një memorial publik për të jashtë gjykatës, të ndriçuar me qirinj dhe informacione, si dhe një rrjedhë të vazhdueshme vizitorësh.

Ndërsa trashëgimia e saj vijon me librin e mrekullueshëm të Paul dhe fondacionin Daphne Caruana Galizia Foundation të krijuar nga Matthew, për të vijuar punën e nënës së tij për të sjellë ndryshim.

Top Channel

Read Entire Article