Tenisti serb mposht Muller 3-0 me sete, sukses edhe për Wozniacki në turneun amerikan
Novak Xhokovic u rikthye me fitore në US Open, pasi mposhti francezin Alexandre Muller 6-0 6-2 6-3.
Ky sukses e riktheu serbin në vend të parë në renditjen botërore, ndërkohë që objektivi i tij është fitimi i Grand Slamit të 24, që do ta barazojë me rekordin e vendosur nga Margaret Court.
Xhokoviç nuk kishte shkelur në “Flushing Meadows” që nga humbja e tij ndaj Danil Medvedev në finalen e vitit 2021.
Tenisti kishte refuzuar që të vaksinohej kundër COVID-19 e kjo e kishte ndaluar që të merrte pjesë në turneun e sezonit të shkuar.
Rivali i radhës i numrit 1 të botës do të jetë spanjolli Bernabe Zapata Miralles, që mundi amerikanin Ethan Quinn.
Ndërkohë, ish-numri një i botës Caroline Wozniacki u rikthye me fitore në US Open. Ajo mposhti 6-3 6-2 rusen Tatiana Prozorova dhe shkon në raundin e dytë të Grand Slamit, ku do të përballet me kampionen e dyfishtë të Grand Slam, Petra Kvitova.
Polakja rikthehet në këtë event pas tri viteve.
Klan News
Të ngjashme