Guardiola dhe Manchester City në prag të rinovimit të kontratës

2 hours ago 22

Kontrata e Pep Guardiolës me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2025 dhe raportet në Angli pretendojnë se ka një marrëveshje verbale mes dy palëve për të zgjatur partneritetin e tyre deri në vitin 2026.

Trajneri spanjoll mori drejtimin teknik të skuadrës angleze në verën e vitit 2016 dhe duket mjaft e mundshme që ai të përfundojë një dekadë atje, pasi thuhet se është gati të nënshkruajë një kontratë të re.

Guardiola ka thënë në muajt e kaluar se nuk do të largohet nga Manchester City nëse dënohet për rastin me 115 shkelje financiare (një vendim pritet në pranverën e vitit 2025) dhe shtypi anglez thekson se të dy palët janë afër marrëveshjes.

Administrata e “Qytetarëve” kërkon të mbajë Guardiolën dhe sipas anglezëve ka një marrëveshje verbale për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026. /vizionplus.tv

Read Entire Article