“Do ankohem në Bruksel për kryetarin”/ Gjekmarkaj: Berisha nuk është si hajdutët e tjerë, ai është ndryshe

1 week ago 36
Reklamë

Përpara godinës së SPAK, Agaron Gjekmarkaj i cili i ka cilësuar akuzat ndaj Sali Berishës si poltike.

“Unë e konsideroj një padrejtësi të madhe thirrjen e Berishës në SPAK. Jam dëshmitar i shkeljes së Kushtetutës për të panalizuar Sali Berishën.

Kur kushtetuta shkelet në mënyrë të paligjshme, se ajo nuk duhet të shkelet asnjëherë në fakt, kjo bëhet për arsye politike dhe beneficar i kësaj është padyshim kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Është mazhoranca e cila përpiqet të trukojë garën elektorale, ta futë opozitën në proces elektoral me liderin e saj të arrestuar.

Për mua është tashmë një i burgosur i ndërgjegjes, është një bjerrje e madhe e standardeve demokratike politike dhe legale të Shqipërisë që është anëtare e NATO-s dhe që aspiron për të shkuar në Bashkimin Evropian.

Ju e shikoni sot njerëzit e shumtë që janë këtu, dhe zemërimin e tyre. Këtë e përjetojnë si një padrejtësi të madhe gjithë demokratët e Shqipërisë, por jo vetëm demokratë por çdo qytetar i cili sigurinë e vet e ka tek ligji, tek Kushtetuta dhe tek drejtësia. Ai sot ndihet i cenuar.

Ka një tendencë për të krijuar një barzvlefshmëri ndërmjet Sali Berishës dhe të korruptuarve të qeverisë të cilët thirren nga SPAK-u, pasi lëshohen nga kryeministri për të kompozuar kuadrin e një drejtësie me regji.

Por Sali Berisha është Sali Berisha dhe hajdutët janë hajdutët. Kjo nuk është një gjë që mund të krijojë një ekuivalencë, ndërmjet tij dhe atyre që thirren nga prokurorët e SPAK-ut.

Unë besoj që Grupi Parlamentar i PD nuk do të ndalet me kaq. Ne po shkojmë drejt një vendimi për të shkuar sa më shpejt për të protestuar në mënyrë më paqësore e demokratike, pranë institucioneve, evropiane në Bruksel apo tek Parlamenti Evropian.

Në do të bëjmë hap pas hapi çdo lëvizje per të denoncuar, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri që nuk po gjen përgjigje nga organet e drejtësisë për të denoncuar drejtësinë me regji e cila selekton vetëm liderin e opozitës pa prova dhe pa fakte dhe ne nuk do të kthehemi prej atje pa biseduar, pa patur një kontakt, pa sensibilizuar Evropën demokratike, Brukselin, Komision Evropian. Parlamentin Evropian. Dhe mendoj që do të jemi shumë deputetë të opozitës ne këtë udhëtim drejt Evropës”, tha Gjekmarkaj.

Read Entire Article