“Do bëhet rivlerësimi i dëmeve në të gjitha objektet e prekura”, përfaqësuesit e Bashkisë së Vlorës në terren: Ja sa banesa e biznese janë dëmtuar

1 month ago 14

News24 ka qenë sot pranë banorëve të Vlorës për të parë nga afër situatën dy ditë pas përmbytjeve të mëdha.

Gazetari Enrik Mehmeti ka sjellë për “BalkanWeb” informacione konkrete, teksa ka komunikuar dhe me përfaqësues të bashkisë që ishin në terren për rivlerësimin e dëmeve.

“Do bëhet rivlerësimi i dëmeve në të gjitha banesat dhe bizneset. Kemi filluar që dje me evidentimin. Do bëjmë evidentimin e orendive të dëmtuara në çdo objekt. Janë 70 banesa që janë prekur dhe 80-90 biznese. Kemi disa garazhe për të cilat po punojmë ende”, tha përfaqësuesja e Bashkisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article