“Do i përgjigjemi përshkallëzimit”, Bardhi flet pas mbledhjes: Mazhoranca po na provokon! Lajm i mirë që SPAK di adresën e…

10 months ago 10

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi ka komunikuar me gazetarët, ku foli për situatën e krijuar në Kuvend dhe autorizimin që SPAK i kërkon Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

“Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, tha ai.

“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit”, tha ai.

VIJON…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article