Do largohet Putin? Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen më 17 Mars të 2024

10 months ago 11
11:44 07/12/2023

17 marsi i vitit 2024 është caktuar si datë e zgjedhjeve të reja presidenciale që do të mbahen në Rusi. Anëtarët e Këshillit të Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, votuan njëzëri për të miratuar një dekret që përcakton datën.

Për herë të parë banorët e rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson të Ukrainës që u aneksuan nga Rusia vitin e kaluar do të marrin pjesë në votim.

Presidenti rus Vlaidmir Putin  ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidimin për një mandate të 5 –të, por pritet ta bëjë këtë në ditët në vijim.

Sipas ligjit, Putin  ka të drejtë të kërkojë edhe dy mandate të tjera 6-vjeçare çka do ta lejojë atë të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Kreu i Kremlinit i cili ka vendsosur kontroll të rreptë mbi sistemin politik të Rusisë, e ka të sigurt fitoren. Kundërshtarët e tij politikë që mund ta sfidojnë atë në fletëvotim ose janë në burg ose jetojnë jashtë vendit dhe shumica e mediave të pavarura janë ndaluar.

Ende është e paqartë se cilët do të jenë kundërshtarët e tij në garën presidenciale, por deri më tani vetëm dy persona kanë shprehur ambiciet e tyre për të drejtuar shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë.

Ish-deputeti Boris Nadezhdin, i cili mban një vend në një këshill bashkiak në rajonin e Moskës dhe Yekaterina Duntsova, një gazetare dhe avokate nga rajoni Tver në veri të Moskës  kanë njoftuar se do të kandidojnë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article