“Do të shkoja nëse do të më lejonin forcat ndërkombëtare”, Vuçiç shpreh dëshirën për të vizituar Kosovën?

1 week ago 29
Reklamë

Gjatë vizitës së punimeve në rikonstruksionin e një rruge që lidh Bojiqin me Tekerishin, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk i kurseu disa komente për dëshirën e tij rreth vizitës në Kosovë, konkretisht në Mitrovicën e Veriut. Ai u shpreh se ishte i gatshëm të shkonte në cdo qytet të Kosovës ku ka serb nëse do e lejonin forcat ndërkombëtare, pa përmendur lejen nga institucionet e Kosovës.

“Do të shkoja në Kosovë nëse do të më lejonin forcat ndërkombëtare, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës ku ka serbë. Vajtja atje, nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre,” u shpreh ai.

Vuçiç ka pranuar se nuk mund të futet në Kosovë. Gjithashtu ai pretendoi se institucionet paralele të Serbisë po funksionojnë ende në pjesën veriore të Kosovës.

Presidenti i Serbisë për herë të fundit e ka vizituar Kosovën përpara tetë vitesh, në prill të vitit 2016. Vizita e tij e asaj kohe u bë virale në rrejt edhe pas takimit studentët e fakultetit të Mjekësisë në veri të Mitrovicës.

Read Entire Article