Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij.
Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.
31-vjeçarja është ndaluar nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.
E dëmtuara më pas mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe u transportua për mjekim të specializuar drejt Tiranës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb