“Dokumentet përshkruanin çdo gjë”/ New York Times: Izraeli e dinte për planin e sulmit të Hamasit një vit më parë

10 months ago 7

New York Times pretendon se zyrtarët izraelitë e dinin për planin e sulmit të militantëve të Hamasit një vit përpara se të ndodhte më 7 tetor.

Sipas një raporti, zyrtarët izraelitë morën planin e betejës së Hamasit për sulmin në të cilën mbetën të vrarë 1200 persona.

New York Times pretendon se zyrtarët që i panë planet i hodhën poshtë si “aspirative, duke e konsideruar atë shumë të vështirë për Hamasin për t’i realizuar”.

Raportohet se një dokument 40 faqesh përshkruante, goditje pas goditjeje, pikërisht të njëjtat veprime që kanë ndodhur më 7 tetor.

“Hamasi e ndoqi planin me saktësi tronditëse”, shkruan gazeta.

Plani përfshinte gjithashtu detaje rreth vendndodhjes dhe madhësisë së forcave ushtarake izraelite, qendrave të komunikimit dhe informacioneve të tjera të ndjeshme.

Në lidhje me këto detaje, NYT shkruan se ka pikëpyetje në mënyrën që Hamasi mblodhi informacionin dhe mundësinë që mund të ketë pasur rrjedhje brenda inteligjencës izraelite.

Deri më tani ky raport thuhet se nuk është konfirmuar, por ende ka polemika të shumta në mënyrën e depërtimit të militantëve të Hamasit në territoret e Izraelit.

Top Channel

Read Entire Article