Dosja e 21 janarit do gjykohet nga SPAK apo Prokuroria e Tiranës? Gjykata e Lartë vendos sot

7 months ago 4

TIRANË – Dosja e 21 janarit do të gjykohet sot në Gjykatën e Lartë në orën 13:00.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se në këtë seancë, pritet që të merret në mënyrë përfundimtare një vendim se kush do ta hetojë këtë dosje të famshme, SPAK apo Prokuroria e Tiranës.

GJL do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që çështja të kalojë tek Prokuroria e Posaçme, për të prishur dy vendimet e dhëna nga dy shkallët gjyqësore të mëhershme. Aleks Nika është një nga protestuesit, që u ekzekutua më 21 janar 2011.

Do të jetë tashmë Gjykata e Lartë, që me një vendim urdhërues, do të vendosë nëse hetimet do t’i vazhdojë Prokuroria e Tiranës apo t’i kalojnë SPAK-ut. Në lidhje me 21 janarin, Gjykata e Strasburgut dha opinionin se ishte ‘krim shtetëror’.

Vendimi i “Strasburgut” i datës 14 nëntor 2023, ka bërë thirrje për dënimin e përgjegjësve të krimit shtetëror. SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim për të kryer vrasje, prishje e devijim hetimesh, pengim të drejtësisë nga zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptare, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article