Draft-rezoluta për Kosovën, Rama-opozitës: Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kujt ja drejton?! Propagandë ‘kinse patriotike’

1 year ago 18
10:49 12/10/2023

Kanë nisur diskutimet në seancën e sotme ku pritet të votohet Rezoluta e Kosovës për agresionin e 24 Shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 efektivë të tjerë.

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja për draft-rezolutën për të cilën ranë dakord të dyja palët politike pasditen e djeshme. Rama theksoi se kjo draft-rezolutë i takon vetëm Kuvendit të Kosovës për t’ja drejtuar ndërkombëtarëve, por jo Shqipërisë e cila sipas tij është vend i NATO-s, është vend kandidat në BE dhe ka të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike.

“Sot jemi ftuar në një mocion  me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi ngjarjen tragjike ku u vra polici Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën, por edhe në të detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre të cilave u drejtohen organizmave ndërkommbëtare ku Shqipëria nuk bën pjesë. Pyes, Shqipëria një vend kandidat për në BE, që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike dhe ambasadorët e vet, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-s miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës? Ndërkohë që janë pjesë e tij, cili është qëllimi i një nisme të tillë. Përtej propagandës kinse patriotike, draft rezoluta të tilla shfaqen  si dru për oxhakun kundër qeverisë, herë si politikë ditore e herë si thirrje në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në Parlamentin e shekullit 21. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh me debate dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e seancës së shkuar me akuza për tradhëti, botës demokratike jo njëherë. Fatmirësisht, bota na vijnë këto shkulme dëshpërimi politik ekstrem që ka marrë dhe emrin e vet të vërtetë, planeti non grata, e ka marrë emrin nga e keqja e vjetër që e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së logjikës ndërkohë që planeti në fjalë lëshon pafund toksicitet në ajër, ne s’mund ta mbrojmë shëndetin e demokracisë paralamentare nga helmet që lëshohen këtu, Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë dhe sot.”

Numri një i qeverisë duke e trajtuar në mënyrë kronologjike foli më konkretisht për sulmin në Banjskë dhe të gjitha zhvillimet e mëtejshme.

“Në fund të fundit, edhe për mua është rasti që t’i shtjelloj gjerësisht dhe troç të vërtetat e mia për Kosovën, duke u nisur sigurisht nga agresioni kriminal i Banjskës. Ai aggesion nxorri thonjtë e krizës së Kosovës dhe ia nguli m’u në fyt dialogut dhe shtet njohjes përfundimtare të Kosovës, shfaqja e përhijes së të shkuarës me armë e formacione ushtarake, armatimë të trafikuara për sulm ishte si kronika e zezë e një vdekjeje. Lajmi i vrasjes së efektivit ishte si një bombë që shpërtheu me forcën tronditëse të një sinjali, të përshkallëzimit të konfliktit në atë skenë. Ndez llampën e vjetër të krizës ballkanike në sytë e botës demokratike. Zhvillimi i mëtejshëm ishte tejet provokues. Fundi ishte shembullor, falë forcave të Kosovës që neutralizuan zgjatjen e paparashikueshme të konfliktit duke iu përgjigjur provokimit djallëzor. Epilogu i ngjarjes, shpallja e zisë kombëtare e Beogradit për kriminelët pasi i morën jetën një polici ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë që prej disfatës finale të 1999-ës si hija që e ndjek njeriun sa fillon dita.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article