Draft-statuti i Asociacionit/ Merr vëmendje deklarata e fundit e Stanos – këto janë prapaskenat!

10 months ago 33

Një draft-statut i Asociacionit po vazhdon të mbahet sekret nga qeveria e vendit, me vendim të ndërkombëtarëve.

Kjo natyrisht ka sjellur reagime të mëdha në opinonin publik.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme (e premte) nga BE ka jepur detaje shtesë në lidhje me draft-statutin e Asociacionit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që i është paraqitur palëve në proces të dialogut në Bruksel (Kosovës dhe Serbisë) është i balancuar dhe evropian.

Stano ka bërë të ditur arsyet se përse BE-ja nuk po e bënë publik përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, tha tutje Stano.

Por, ai nuk ka dhënë qëndrim të qartë nëse BE-ja ka një vlerësim se cila palë në proces të dialogut nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.

Kujtojmë që opozita është shprehur e shqetësuar për këtë draft-statut të paraqitur, duke thënë që do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Gashi: Serbia kurrë nuk do të nënshkruaj Asociacion ku Kosova si palë nënshkruese paraqitet si shtet sovran

Image

Avokati Tomë Gashi.

Në lidhje më këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë që Kosova nuk do t’i jep asgjë Serbisë dhe se BE i ka lejuar çdo gjë Serbisë dhe se deklaratat e Stanos nuk janë për të u çuditur mirëpo që Kurti nuk do të lejoj asgjë të dëmshme për vendin.

“Serbia kurrë nuk do ta nënshkruajë Asociacionin ku Kosova si palë nënshkruese paraqitet si shtet sovran. Kosova kurrë nuk do t’i jap diçka Serbisë që ajo e kërkon. Sa i përket deklarimeve të Stanos mendoj që ai bënë këso deklarime sepse ashtu BE e sheh draftin por çudia është që këta para Albinit i dhanë gjithçka Serbisë e që lejuan Serbia të vendos për çështje të brendshme të Kosovës. Plus duke lejuar Serbia të mbajë edhe zgjedhje të veta në Kosovë sikur Kosova të ishte pjesë përbërëse e saj tani kur kapitullan më 14 shkurt 2021 çkado që bën Kurti në të mirë të Kosovës për ta është keq”, thotë avokati.

Sipas Gashit, qeveritë e kaluara i kanë falur çdo gjë Serbisë dhe se për këtë nuk i ka fajet tani Kurti.

“Çkado që kërkon Serbia për disa është mirë, gjërat të tmerrshme për Kosovën kanë bërë këta para Albinit, i ofruan Serbisë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe dy herë 2013 dhe 2015 të cilat i ndaloj Gjykata Kushtetuese. Themeluan Gjykatën Speciale kundër shtetit të Kosoës dhe tani Kurti ju ka faj”, nënvizoi Gashi për “Bota sot”.

Ahmeti: Përmes kushtetutshmërisë nuk krijon pushtet të tretë dhe fuqi ekzekutive për komunat serbe

Image

Analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur edhe analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se përderisa draf-statuti i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese atëhere nuk ka vend për të qenë të rrezikuar.

“Rreziku nuk ekziston derisa ky draft- statut do t’i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim. Çdo përpjekje për të bërë politikë është e kot, pasi filtrimi përmes kushtetutshmërisë nuk krijon pushtet të tretë dhe fuqi ekzekutive për komunat serbe”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që përgjigjja që Stano jepi, ishte ajo që përmbysi teoritë e opozitës tash e një kohë që po bëjnë.

“Ditëve të fundit ka një heshtje nga partitë opozitare, por edhe nga disa përfaqësues të shoqërisë civile. Për një kohë tentuan të kamuflinin e të ndërtonin norracion fiktiv, por çdo ditë e më shumë po ju dekonstruktohet kjo teori”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

Read Entire Article