Drafti për Kosovë-Serbi/ Rama: Krenar për Shqipërinë, së shpejti shkoj në Prishtinë për të shprehur mbështetjen

10 months ago 24
Reklamë
12:51 02/11/2023

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë për draftin-propozimin e Shqipërisë për normalizimin mes raporteve të Kosovës dhe Shqipërisë, dokument që është pranuar nga të gjitha palët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe në promovimin e paqes në rajon.

Kryeministri zbulon se së shpejti do të shkojë në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tij për Kosovën në këtë proces.

“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti për asociacionin e komunave me shumicë serbe i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.

Shqipëria do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë në rolin e saj për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal mes të gjitha vendeve fqinje. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Kryeministri Rama.

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article