Dramatike/ Shkallmojnë me matrapik dhe mjete të tjera, ja momenti kur ndërhyhet për të shpëtuar 25-vjeçarin e bllokuar poshtë shkëmbit

9 months ago 8

Pamjet dramatike që shihni tregojnë momentin e ndërhyrjes për shpëtimin e 25-vjeçarit sot në Përmet, i cili u zu poshtë nga një pjesë shkëmbore.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çarçovë, mëngjesin e sotëm. I riu Dhimitër Vangjeli u bllokua në pjesën e poshtme të gjymtyrëve nga një pjesë shkëmbore, teksa ishte duke fjetur.

Sakaq, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur dhe lëvizjen e masës shkëmbore, ndërsa me matrapik dhe mjete të tjera arritën të lëviznin prej aty të riun. Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga ndërhyrja e policisë për shpëtimin e të riut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article