Debati/ “Ramiz Alia ishte President, por e morën si qen”, Mërtiri për shoqërimin me forcë të Metës: Policisë nuk i plas, zbaton vendimin

2 hours ago 23

Në rubrikën Opionin në News24 është debatuar mënyra se si është arrestuar ish-Presidenti Ilir Meta, i cili u nxorr forcërisht nga automjeti, nga forcat policore.

Petraq Milo e cilësoi një shkelje dinjiteti atë që ndodhi ditën e djeshme. Ndërsa gazetari Ardit Rada tha se edhe Ramiz Alia ishte president por e morën si qen.

Ndërsa Arjan Hoxha, ish-funksionar policie, tha se nëse do të ishte zbatuar ligji, nuk do të kishte një debat të tillë sot.

Pjesë nga debati

Paskal Milo: Plani operacional që veprohet se si mund të ndalohet një person, duke e ditur se asnjëherë nuk e ka refuzuar paraqitjen në organet e drejtësisë, fare mirë mund t’i thuhej paraqitu në filan komisariat.

Duke i shkuar me 10 a 15 vetë, paragjykohet çështja. Mënyra se si e çon e trajton si fajtor. Shkelje dinjiteti kur thuhet se ke rezistuar. Shkelje dinjiteti kur të trajtojnë si fajtor. Ishte një shoë. Ne nuk kemi arritur ende te provat. Çfarë frike trembi, këtu frika nuk po mposht korrupsionin, kemi indekse të përkeqësuara.

Ardit Rada:  Meta është tallur me këtë shtet, ai deklaronte si adresë banimi selinë e partisë së vet. Ku të shkonte policia që ta arrestonte? Për të shmangur çdo lloj skenari me ngujime në parti, është zgjedhur kjo formë. Ku e dimë ne që policët nuk kishin kamera trupore, po sikur të dalin pamjet dhe të shikojmë se ai ka thënë fjalën e fundit të parën? Çfarë peshe politike ka Ilir Meta kur një parti me 18 deputetë e çoi në 2.5 deputetë? Sa njerëz mbledh Ilir Meta dhe shoku i tij në pallat në Tiranë, po i mbledhin sot në rrethe Adriatik Lapaj e të tjerët. Pse nuk e dinë këta që Policia në operacione speciale vepron me makina civile?

Arjan Hoxha: Vërtet përdoren automjete të tilla, por janë për operacione speciale apo nga agjentët e infiltruar. Gjithçka shënohet në bllokun e operacioneve speciale. Në rastin e arrestimit të Ilir Metës nuk kishte operacion special. Sot nëse do të kishte një zbatim ligji nuk do të bëhej debat lidhur me mënyrën se si veproi policia.

Ardit Rada: Edhe Ramiz Alia ishte President e morën si qen. Tirana ishte më e qetë se kurrë sot. Pse duhej ta merrte Policia në telefon këtë dhe ti thonte hajde se do të arrestojmë.

Ergys Mërtiri: Nëse Ilir Meta ka refuzuar apo kundërshtuar, atëherë policia ka zbatuar ligjin. Nëse policia ka shkuar dhe i ka dorëzuar urdhrin dhe ai ka kumndërshtuar, natyrisht duhej zbatuar ligji.

Petraq Milo: Nuk ia kanë dhënë fare vendimin.

Ergys Mërtiri: Ku e di ti, nuk i plas Policisë së Shtetit nëse ka njoftuar ose jo konferencë shtypi. Policia shkon ta arrestojë kur ka një urdhër arresti kudo që e gjen. Nuk na intereson shumë ne nëse janë shkelur ose jo të drejtat e njeriut, shqetësuese është që ish-Presidenti i vendit u arrestua për korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article