Dramë në Bratislavë, burri shtiu me armë nga dritarja e ndërtesës – raportohet për të vrarë dhe plagosur

1 year ago 17

Nga të shtënat që ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin sllovak – Bratislavë, një person humbi jetën dhe katër tjerë u plagosën, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Zëdhënësi i policia i tha agjencia lokale të lajmeve TASR, se pjesëtarët e policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes pas pranimit të një telefonate, se qytetarët kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime.

Në anën tjetër është bërë e ditur se policia ka qëlluar një person, thuhet ndër tjera nga organet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat lokale, një burrë hapi zjarr nga dritarja e një ndërtese kolektive, e policia ka arritur ta vrasë kur tentoi t’i sulmojë me thikë.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje, por se kanë konfirmuar se po zhvillojnë hetimet lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Read Entire Article