Dreka zyrtare drejt fundit, pas pak sesioni i dytë i Samitit dhe inagurimi i Piramidës së Tiranës

1 year ago 14
17:25 16/10/2023

Dreka zyrtare e të të gjithë liderëve kryesorë europianë duket se është drejt fundit, pasi kanë nisur përgatitjet për sesionin e dytë të Samitit të Berlinit që po mbahet për herë të parë në Tiranë. Pas sesionit me dyer të mbyllura, do të diskutohen marrëveshjet që do të nënshkruhen, veçanërisht ato për kualifikimet profesionale dhe më tej do të zhvillohet konferenca e përbashkët ku do të flitet për planin konkret të Bashkimit Evropian për të financuar vendet e rajonit dhe çështje që lidhen me tregun e përbashkët ekonomik.

Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri raporton se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë sesionit me dyer të mbyllura për sulmin e 24 Shtatorit në Banjskë, duke ‘i drejtuar gishtin’ Serbisë. Edhe pse situata në veri të Kosovës nuk është në fokusin e këtij takimi të rëndësishëm, duket se Kurti e ka shfrytëzuar fjalën e tij pikërisht për të sjellë në vëmendje kërcënimin që i kanoset Kosovës prej shtetit serb.

“Kosova ndihet e kërcënuar”, raportohet të ketë thënë Kurti.

Këtë të Hënë, pritet po ashtu të bëhet inagurimi i Kolegjit të Evropës i cili ka startuar dhe kanë nisur aplikimet online. Ndërkohë, do të bëhet dhe inagurimi i Piramidës së Tiranës.

Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të mbërrijë në vend mbrëmjen e sotme, por takimet bilaterale ashtu siç njofton dhe Kryeministria do të kryhen nesër prej orës 08:25. Fillimisht ai do të takojë kreun e shtetit shqiptar Bajram Begaj e më pas kryeministrin Edi Rama.

Shtyrja e vizitës së tij në Tiranë erdhi si shkak i një sulmi terrorist në Francë.

Nuk dihet ende koha ekzakte se kur do përfundojë i gjithë samiti, por me shumë mundësi liderët do të jenë në Tiranë deri në mbrëmje.

Deri më tani ka pasur mjaft mesazhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, e atë më optimistin e dha Charles Michel i cili tha se brenda 2023-it Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Evropian./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article