Driton Tali: Derisa Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkani do të kollitet – ka dy fjalë për perëndimin!

4 weeks ago 7
Reklamë

Pas protestës së shqiptarëve në Kosovën Lindore për të drejtat e tyre, serbët u aktivizuan duke shfaqur urrejtjen e tyre për shqiptarët.

Ëdhtë hera e dytë që ata shkrujnë mbishkrime raciste për shqiptarët duke klruar vdekjen e tyre, “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!!!”

Analisti Driton Tali. Në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Serbia në esenca asgjë nuk ka ndrshuar nga politika e Millosheviçit, Çubrilloviçit, Stevan Moljeviçit Pashiçit, e Vlladan Gjorgjeviçit.

Sipas tij, derisa Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkanit do të kollitet.

"Kjo Serbi e Vuçiçit" është vazhdimësi e "Serbisë së Millosheviçit" dhe "Serbisë së Çubrilloviçit, Stevan Moljeviçit, Pashiçit, e Vlladan Gjorgjeviçit & Co".

Me fjalë tjera: asgjë në esencë nuk ka ndryshuar në paradigmën e Serbisë. Racizmi ndaj shqiptarëve është po ai i shekullit 19!

Sa për freskim të memories të them se këso grafite kishte edhe në Prishtinë, dhe gjithandej Kosovës, të tipit "E ndaluar për shqiptarë dhe qej", gjatë kohës të viteve 90'ta.

Prandaj unë e them në vazhdimësi se "derisa Serbia të jetë e sëmurë i tërë Ballkanit do të kollitet", thotë ai.

Më tej, Tali shprehet perëndimin nuk po mundem ta kuptoj me veprimet e fundit, dhe jo vetëm në Luginë, por edhe ka shumë tolerime ndaj Srbisë, si sulmit terrorist në Banjskë, qasje ndaj urës mbi Ibër, pastaj toleranca ndaj aktiviteteve të "kësaj Serbie" nëpërmes të Dodikut dhe kastës së tij në Bosnje etj.

“Të ju them të drejtën këtë zbutjen e presionit që Perendimi e ka bërë ndaj "kësaj Serbie" këto dy vitet e fundit unë nuk po mundem ta kuptoj, sidomos tashti pas këtij debaklit që Putini po e përjeton në territorin e tij nga ushtria ukrainase.

Nuk është vetëm se kjo shpërfaqje e fundit e racizmit serbë në Luginë, por janë edhe shumë tolerime tjera si bie fjala qasja ndaj sulmit terrorist në Banjskë, qasje ndaj urës mbi Ibër, pastaj toleranca ndaj aktiviteteve të "kësaj Serbie" nëpërmes të Dodikut dhe kastës së tij në Bosnje, por edhe ndërhyrjet e vazhdueshme në Mal të Zi etj, sipas mendimit tim veç sa po e trimërojnë hegjemonizmin e Serbisë dhe po e rritë oreksin për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj paradigme kulturore, e cila siç thash, zhvillohet në Serbi nga shekulli 19.

Prandaj Qeveria e Kosovës, por jo vetëm ajo, edhe Qeveria Shqipërisë dhe të gjitha institucionet duhet të reagojnë në mbrojtje të qytetarëve të Luginës, por edhe në demaskimin e hegjemonizmit ekzistues të Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Unë shpesh i dëgjoj disa duke thënë se "Nuk jemi ne ata që e mësojmë Perëndimin; Perëndimi e din, e njeh situatën" - jo, jo nuk e njeh!

Perëndimi i ka problemet e shumta të veta, dhe Kosova e Serbia (në pergjithësi i tërë Ballkani Perëndimor) nuk është se çojnë peshë. Mjafton të mos ketë luftë këtu, të tjerat janë siç thuhet "hyn në njërin vesh e dalin në tjetrin", përfundon ai.

Andaj, duhet të jemi më aktivë, sidomos diplomacia jonë, në demaskimin e politikës hegjemoniste të Serbisë. Sepse është ajo thënia "nëse foshnja nuk qanë nëna nuk e merr në gji", përfundon ai për “Bota sot”

Read Entire Article