Driton Tali zbërthen deklaratën e Mandl për largimin e Borrellit nga dialogu: Nuk mundi të dal jashtë lëkurës së tij…!

2 months ago 14
Reklamë

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph Borrell nga pozita e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ai tha se shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai pajtohet me këtë deklaratë të Mandl.

Sipas tij, Borrell ka dështuar në dialogun Kosovë – Serbi dhe se gjithmonë ka mbajtur anen e Serbisë duke mos e sanksionuar edhe kur ka qenë nevoja.

“Po, unë pajtohem me politikanin e nderuar austriak, se "shkuarja e Borellit do të jetë në favor të Kosovës". Sepse sikur Borell "nuk mundi të dali jashtë lëkurës tij" politike. Pra të "politikanëve katalonasë pro Spanjë dhe anti pavarësi".

Ate atitudë e shprehi sa herë që ju dha rasti, si në rastin e krizës së Gazës për çka u kritikua ashpër nga "Liderët Hebre Europianë". Bile në këtë aspekt goxha e krtikoi edhe Lukas Mandl, si anëtar i "Komitetit për Politikë të Jashtme", në Parlamentin e UE'së, se "Borell po vepron krye në vete pa konsultim me Parlamentin Europian"

Borelli në rastin e negociatave Kosovë - Serbi, dështoi pothuajse në gjitha raste kritike. Si në Ohër, ku pas gjithë atyre kërcënimeve me "sanksione të rrepta për cilëndo palë që nuk e nënshkruan marrëveshjen Franko-Gjermane", e kur Vuçiçi nuk e nënshkroi filloi të na kallxojë përalla se si ajo do të jetë pjesë e agjendës integruese në UE - por ama nuk e futi Serbinë nën sanksione”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Tali thotë shkuarja e Borrellit do të jetë në interes të Kosovës pasi vjen edhe nga një shtet që e njeh vendin tonë.

“Tash shtrohet pyetja se: poqëse Kosova nuk do ta firmoste atë Marrëveshje e Serbia po, atëhere çfarë sanksione do t'i vënte Kosovës!?

Ose, të themi, sikur Kosova t'i kidnaponte policët serbë brenda territorit te Serbisë; apo të organizonte sulm terrorist në Serbi dhe pastaj t'i mbronte ata terroristë etj etj, çfarë do të bënte dhe si do të sillej Borelli karshi Kosovës!?

Prandaj pajtohem se shkuarja e Borellit do të jetë në interesin e Kosovës, duke u nisur nga fakti se zëvendësuesi do të jetë dikush nga ndonjë shtet që e ka njoftë Kosovën dhe nuk ka averzione politike ndaj saj”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article